Diplomacia perëndimore po flet të njëjtën gjuhë lidhur me presidentin e ardhshëm

Gazetarja Arta Tozaj e televizionit Top-channel ka intervistuar tre deputetë të parlamentit Europian, të cilët janë dhe njohës të mirë të punëve shqiptare. Është fjala për konservatorin Eduard Kukan (sllovak), dhe social-demokratët Victor Bostinaru (rumun) dhe Libor Rouçek (çek). Folën përveç të tjerash për Presidentin e ardhshëm. Kemi veçuar do qëndrime të tyre:
Eduard Kukan: “Ministrja [Majlinda Bregu] tha se ata janë të interesuar të kenë një dialog intensiv me opozitën për të përcaktuar një person i cili do të ishte gjerësisht i pranueshëm për t’u zgjedhur në këtë post (në fakt, në Shqipëri e njëjta ministre thotë tjetër gjë. Re.Pu)”.
Viktor Bostinaru: “Vetëm një President që fiton mbështetjen e të gjitha partive politike dhe të shoqërisë shqiptare, një President [që] frymëzon mirëbesim dhe siguri, mund t’ia dalë ta kthejë Shqipërinë në trajektoren e saj europiane”.
Libor Roucek: “[Kur flitet] për zgjedhjen e Presidentit, pak rëndësi ka nëse bëhet fjalë për Shqipërinë, Gjermaninë apo çfarëdo vendi [tjetër]. Presidenti i Republikës [duhet] të jetë dikush që qëndron mbi përditshmërinë e jetës politike. Idealja do të ishte dikush që të mos vinte nga asnjëra parti politike. Një person i tillë, mendoj se do të ndikonte pozitivisht në të ardhmen. Ai do të qetësonte konfliktet potenciale mes partive politike kryesore, pavarësisht se kush është partia që ka pushtetin për momentin, apo kush do ta ketë në të ardhmen.”
Re.Pu.
Add new comment