Arkiv-Lajme të përditësuara

Nga e enjtja me taksë doganore në veri

Postuar në 08 Janar, 2013 11:58

Prishtinë, 8 janar-  Doganierët kosovarë, nga kjo e enjte, do të nisin aplikimin e taksës doganore për mallrat që hyjnë në pikat kufitare në veri dhe që janë të destinuara për këtë pjesë. Zyrtarë Doganash të Kosovës theksojnë se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet që të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar me palën serbe, transmeton KTV.

Bode urdhëron Drejtorinë e Thesarit të kryejë veprimet për shpërndarjen e pagave dhe pensioneve

Postuar në 08 Janar, 2013 11:56

 

Endrit Dokle dënohet për herë të dytë, drejtonte nga paraburgimi trafikun e heroinës

Postuar në 08 Janar, 2013 11:52

 

Endrit Dokle, i njohur si një nga krerët e “Bandës së Durrësit” është dënuar sërish nga drejtësia shqiptare. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur Doklen fajtor dhe dënuar me 16 vjet burg për akuzën e trafikut të drogës. I njëjti dënim është dhënë edhe për Izet Krasniqin. Sipas organit të akuzës, megjithëse i arrestuar, Endrit Dokle, ka arritur të trafikojë dhe shpërndajë lëndë narkotike. Nga qelia e paraburgimit 313 dhe nga Burgu 325, Dokle ka arritur të gjejë lëndën narkotike dhe personat e duhur që ta transferonin jashtë vendit në një treg më të madh.

PS akuza konsulencës së Argitës

Postuar në 08 Janar, 2013 11:50

 

Partia Socialiste ka hedhur dyshime të forta se vajza e kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi shfrytëzon pozitën shtetërore të babait duke u dhënë konsulencë kompanive, të cilat kërkojnë të investojnë në Shqipëri.

Deputeti Taulant Balla fillimisht dha shpjegime se ku konsiston influenca e Kryeministrit, e cila sipas tij, më tej përkthehet në konsulencë nga e bija, Argita.

Tregtarët e Tiranës: Jo vetëm ka rënë ndjeshëm xhiroja, por na mbytën gjobat

Postuar në 08 Janar, 2013 11:48

 

Partia Socialiste ka rifilluar takimet intensive me sipërmarrësit e vegjël në Tiranë. Kryetari i kësaj partie, njëkohësisht deputeti socialist, Saimir Tahiri, i shoqëruar edhe nga drejtues vendorë të PS-së në Njësinë Bashkiake nr.6 ka zhvilluar një seri takimesh me tregtarë dhe biznesmenë të vegjël në Tregun Ushqimor të Qytetit të Nxënësve, i njohur ndryshe edhe si tregu i shitjes me shumicë.

Qeveria merr 27.4 miliardë lekë borxh

Postuar në 08 Janar, 2013 06:01

 

Ministria e Financave ka marrë një borxh prej 27.4 miliardë lekë. Në ankandin e parë për këtë vit për shitjen e bonove të thesarit, qeverisë iu ofruan 28 miliardë lekë.

Borxhi është marrë nga qytetarët dhe banka të nivelit të dytë. Ky borxh është për një afat 6-mujor dhe 1-vjeçar.

Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria hoqi kufirin e borxhit që ishte 60% e prodhimit të brendshëm bruto.

Një vendim i tillë erdhi në një kohë kur Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka e Botërore bënin thirrje për uljen e nivelit të borxhit publik.

 

SHEKULLI

Aktorët nuk firmosin kontratat, Bashkia u mbyll teatrin

Postuar në 08 Janar, 2013 05:44

Mosmarrëveshjet për nënshkrimin e kontratave të punës mes aktorëve profesionistë në qytetin e Gjirokastrës dhe kompanisë teatrore në varësi tëBashkisë së qytetit,  kanë regjistruar  përplasjen e radhës mes palëve. Mëngjesin e së hënës të 12 aktorët e trupës profesioniste, me urdhër të drejtuesve të kompanisë teatrore, nuk janë lejuar të hyjnë në godinën e teatrit “Zihni Sako” të qytetit. Grupi i aktorëve gjirokastritë, mes të cilëve edhe emra të njohur të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, si Viktor Çaro, Irena Pilo, Liljana Ristani, Klement Konomi, Andon Pilo, Vasillaq Çuklla etj.

Opozita e bashkuar, zbulohet skema e frontit anti-Berishë para zgjedhjeve

Postuar në 08 Janar, 2013 05:40

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Prilli - Dy muaj përpara kohës së mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme pritet të jetë koha e krijimit të një fronti të tillë antiqeveritar

Organizimi

Partitë e majta do të firmosin një pakt me FRD-në dhe AK-në për mbrojtjen e votës

Janar, administrata pa para, s’është derdhur rroga e dhjetorit

Postuar në 08 Janar, 2013 05:38

 

Pagesa duhet të hidhej më 1 janar, thesari përgjigje negative

 

Buxhetorët, të njohur ndryshe si punonjës të administratës, nuk kanë tërhequr pagën e muajit dhjetor, edhe pse sot, data shënon 8 janar. Në muajin dhjetor, ata kanë tërhequr shpërblimin e fundvitit 9 mijë lekë të reja, ndërsa nuk kanë mundur dot të marrin paratë e muajit dhjetor në janar të vitit të ri.

LAKMI PËR GUVERNATOR

Postuar në 08 Janar, 2013 05:36

 

Gara se kush do të bëhet guvernator i ri i Bankës Qendrore të Kosovës ka filluar. Shumë figura të njohura politike dhe akademike kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet për të konkurruar. Përveçqë po lobojnë për t’u hyrë në hatër krerëve të institucioneve qeveritare në vend, disa pretendentë kanë trokitur edhe në dyert e institucioneve financiare ndërkombëtare për të marrë bekimin e tyre.

Bankës Qendrore të Kosovës pritet t’i ndërrohet shefi.

Gani Gërgurit, i cili e ka udhëhequr këtë institucion deri më tani, po i përfundon mandati.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara