Arkiv-Lajme të përditësuara
Qasja e Serbisë ndaj Kosovës, si para statusit
Prishtinë, 10 janar – Qeveria e Serbisë do të vazhdojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në Bruksel, duke e ruajtur qasjen që shteti fqinj ka pasur në vitin 2007, kur dialogohej për statusin e Kosovës.
Legalizimet, pronarët do i marrin paratë për 5 ditë
Qeveria miratoi dje ndryshimet në vendimin e vitit 2010, që detyron Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të kryejë kompensimin financiar për pronarët dhe trashëgimtarët, brenda 5 ditëve nga dalja e listës zyrtare me emrat e përfituesve.
Lista e deputetëve, Braçe: Politika nuk është vetëm për ata që kanë para
Erjon Braçe në përgjigjet e kthyera ndaj pyetjeve të drejtuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka folur për zgjedhjet e ardhshme, koalicionet, platformën e PS-së, etj.
Lezhë, vritet me armë zjarri 25-vjeçari, policia në kërkim të autorëve
Krimi trondit qytetin e Lezhës. Një i ri është ekzekutuar me armë zjarri brenda një lokali, nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, kur 25-vjeçari
Martin Shtjefni ka qenë në një lokal në rrugës Lezhë-Tiranë, pranë kryqëzimit të ‘Shënkollit’. Sipas të dhënave të para ai është qëlluar me breshëri armësh zjarri, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes e ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të vrasjes.
SHQIP
Berisha: Shqiptarët jashtë kufijve do e marrin pasaportën para zgjedhjeve (dhe natyrisht do votojnë këtu)
Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim nga deklarimet e bëra në mbledhjen e qeverisë, mbajtur në Vlorë më 4 dhjetor të vitit të kaluar, ku theksoi se do të miratohet projektligji për dhënien e shtetësisë të gjithë shqiptarëve jashtë kufijve pas zgjedhjeve dhe ka deklaruar dje se shtetësia do të jepet për shqiptarët e Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë, por edhe ata që jetojnë në vendet e BE-së, SHBA-së dhe Kanada para zgjedhjeve.
Vito Kapo: Sali Berisha ishte pjesë e ekipit mjekësor të Hysni Kapos
Bashkëshortja e Hysni Kapos, bashkëpunëtorit të afërt të Enver Hoxhës, Vito Kapo rrëfen se në ’78-ën Sali Berisha është caktuar në ekipin mjekësor të Hysniut.
Ajo pohon se pas infarktit të parë që pati pësuar Hysni Kapo, u krijua një grup i posaçëm për të ndjekur situatën shëndetësore të tij.
Përse drejtuesi i Kurumit, që po blen hidrocentralet, takohet me Zenin?
Megjithëse Shkëlzen Berisha nuk përgjigjet për lidhjet e tij me kompaninë Kurum, që pritet të shpallet edhe kompania fituese për blerjen e katër hidrocentraleve (Ulzë, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2), dje (të martën) në orën 12.00 ai ka pritur në zyrën e tij pranë Liqenit Artificial të Tiranës drejtorin e kompanisë Kurum, zotin Zeki Kaya.
“Për çfarë arsyeje tjetër zoti Zeki Kaya shkon në zyrën e ndërmjetësit më të paguar në Shqipëri,” pyet Taulant Balla në faqen e tij në Facebook.
TEMA
Boja e zgjedhjeve, 4 orë sherr në KQZ
Rregullat e reja për armëmbajtjen
Qeveria ka dërguar në parlament për shqyrtim dhe miratim ligjin që rregullon kushtet për blerjen, mbajtjen, ruajtjen, prodhimin, riparimin, çaktivizimin, tregtimin, shitjen, gjurmimin, transportimin, importimin e armëve dhe municionit, për personat fizikë dhe juridikë.
Ligji i kategorizon armën në 12 llojesh:
a) armët e zjarrit;
b)armët e koleksionit;
c)armët pneumatike (ajrore);
ç)armët për përhapjen e gazrave irrituese;
d)armët shpërthyese;
dh)armët me hark, tojë apo mekanizëm elastik;
e)armët e ftohta;
Dhunohej nga bashkëshorti, hidhet nga kati i tretë 26-vjeçarja
Një 26-vjeçare i ka dhënë fund jetës së saj duke u hedhur nga kati I tretë I banesës ku jetontë. Shkaku që e ka çuar të renë drejt vendimit ekstrem mendohet se ka qenë dhuna e vazhdueshme e ushtruar nga bashkëshorti. Ngjarja e rëndë është shënuar dje në lagjen 16, të qytetit bregdetar të Durrësit.
