Arkiv-Lajme të përditësuara
Panariti: Po votuam ligjet, statusi merret para zgjedhjeve. Westerwelle vjen në Tiranë
Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti gjatë një intervistë për Deutsche Welle në shqip shprehet se “votimi sa më parë i tri ligjeve do t’i krijonte Shqipërisë, shansin për ta marrë statusin e vendit kandidat në pranverë, pra, para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.”
Në këtë intervistë, ministri Panariti flet për regjimin e vizave, marrëdhëniet me Greqinë, Kosovën dhe një vizitë të ministrit të Jashtëm gjerman, Guido Westerëelle, e cila sipas Panaritit, do të zhvillohet brenda 3-mujorit të parë të vitit 2013-të.
Berisha: Ramës i ka mbetur vetëm Bamir Topi, ne do zgjerojmë koalicionin me të majtët
Kryetari i Partisë Demokratike po zhvillon në ambiente te selisë së saj mbledhjen e kryesisë, në fokus të së cilës do të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 23 qershorit.
Berisha: do të bëjmë zgjedhje të lira dhe të ndershme
PD nis fushatën: Slogani ynë do jetë “Ne jemi ndryshimi, përpara”
Edhe pse na ndajnë gjashtë muaj nga zgjedhjet, kryeministri Sali Berisha shpalli nisjen e fushatës elektorale për një mandat të tretë.
Berisha tha se slogani i tyre do të jetë “Ne jemi ndryshimi”.
“Përpara do jetë slogani ynë, sepse ai shpreh realitetin që kemi krijuar dhe vizionin që paraqesim.
Ne jemi ndryshimi. Nën këtë moto, shqiptarët do të bashkohen njëlloj si në vitin 1992.
EULEX-i po heton "kontabandimin" e pasaportave
Hetuesit e EULX-it po gjurmojnë edhe përgjegjësinë e autoriteteve doganore në rastin e pasaportave biometrike në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Zyrtarët doganorë po hetohen për lëshim në rastin e një kontingjenti të pasaportave të cilat thuhet se nga Ministria e Brendshme janë paraqitur rrejshëm si letër printimi.
Zgjedhjet, KQZ miraton modelin e dhomës së fshehtë dhe zarfeve të sigurisë
TIRANE-Pas diskutimesh mes anetareve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar ne mbledhjen e sotme modelin e proçesverbaleve për administrimin e materialeve zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet e 23 qershorit.
Gjithashtu KQZ-ja ka miratuar edhe modelin e dhomës së fshehtë të votimit, modelin e zarfeve të sigurisë dhe shenjave dalluese që do të përdoren në zgjedhje.
Lazarat, sekuestrohen 321 kilogramë drogë
GJIROKASTËR –Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar sot një sasi prej 321 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar si marijuanë, që transportohej nga Lazarati.
Sipas policisë makina tip “Rrange Rover” që kryente transportimin e drogës ishte i shoqëruar nga dy autovetura të tjera, të cilat kanë shpërthyer postobllokun e policisë në zonën e "Ujit të ftohtë" duke rrezikuar jetën e policëve.
Avramopoulos: S'do lejojmë të na ikë nga duart nafta e Jonit
Ministri i Jashtëm, Dimitris Avramopoulos, në një intervistë për të përdtishmen “Realnews”, ka folur për prioritetet e Greqisë për vitin 2013. Avramopoulos u shpreh se Greqia duhet të stabilizojë dhe të dalë nga kriza ekonomike dhe të marrë pozicionin e faktorit të stabilitetit në Evropën Juglindore, Linjen e Mesdheut dhe Lindjen e Mesme.
“Greqia do të jetë në zemrën e Evropës, në Eurozonë dhe në çdo iniciativë të bashkëpunimit mes vendeve. Mendoj se të gjithë fqinjët tanë duhet ta marrin këtë mesazh”, ka thënë ministri i Jashtëm grek.
Ngjela: AK merr vota majtas, Topi të mos bashkohet me Ramën
Kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, duke folur në emisionin Fakt, tha se Bamir Topi nuk duhet të bashkohet me Edi Ramën. “Pse duhet të vijë majtas, fronti i përbashkët është ideologjik, jo pragmatist. Pse e bën Rama? Mund ta ketë politike, duhet pyetur ai… Topi nuk e ka atë qëllim dhe nuk është mirë që të vijë majtas. Ka programin e vet, ambicien e vet, shtresën e vet në elektorat të përcaktuar dhe do të masë forcat”, tha Ngjela.
ERE vendos: Administrator shtetëror për CEZ-in
Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë vendosi sot që administrimi i sistemit të shpërndarjes së energjisë të bëhet nga shteti, në rast se qeveria do t’i heqë licencën kompanisë CEZ.
Bordi vendosi gjithashtu që të shpallë në media konkursin për vendin e administratorit publik, duke e finalizuar procesin me përzgjedhjen e kandidatit më të mirë, raporton Vizion Plus.
MBYLLENI SHPEJT SKANDALIN E PASAPORTAVE
Organet e drejtësisë e kanë shumë lehtë ta zgjidhin rastin e humbjes së 1.4 milionë eurove. I kanë krejt dokumentet dhe dëshmitë e nevojshme. Për këtë punë, vullnetarisht kam dhënë edhe një deklaratë në EULEX. Le t’i kapin përgjegjësit dhe t’i dënojnë. Nëse deri të premten nuk gjejmë zgjidhje me kompaninë austriake, shpallim tender të ri për prodhimin e pasaportave biometrike. Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, flet për Express.
Express: A do të jepni dorëheqje pas gjithë këtyre që kanë ndodhur?
