Arkiv-Lajme të përditësuara
U premtonin punë në Itali, 3 shqiptarë në pranga për prostitucion
TORINO- Rekrutonin vajzat në Shqipëri me premtimin e një pune në Itali dhe më pas i detyronin ato që të prostituonin.
Me këtë akuzë policia e Torinos ka arrestuar 3 shqiptarë, 33, 31 dhe 23 vjeç, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave italiane, vajzat pjesë e këtij mashtrimi ishin shumë, katër prej të cilave janë martuar me shtetas italianë, për të marrë një leje qëndrimi.
Nga kontrollet e policisë është sekuestruar një apartament, dy makina, disa armë dhe objekte të vjedhura në provincën e Trevisos.
Zgjedhjet e qershorit, Holtkemper: KQZ të bëjë detyrat pa presione politike
Në një intervistë ekskluzive për DW-në, ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, Carola Müller-Holtkemper thotë se qeveria dhe opozita duhet të mbajnë në vëmendje interesin kombëtar të Shqipërisë.
Zonja Müller-Holtkemper nga viti 2012 Shqipëria ka të bartur një mosrealizim: mosmarrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Ju keni mendimin se ky vlerësim erdhi për shkak të mosvotimit të tre ligjeve nga parlamenti, apo dhe për shkaqe të tjera? Çfarë pritshmërie keni për këtë vit që sapo ka nisur në realizmin e këtij objektivi?
Protesta për afresket e dëmtuara, Bumçi: Nuk mund të mbrohet çdo kishë dhe xhami
Ngjarja shokuese e dëmtimit, me gjasa të vjedhjes së afreskeve të Onufrit të disa ditëve më parë në Kishën e Shen Premtes në Vlash të Elbasanit ka mbledhur në protestë përpara MTKRS-së përfaqësues të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqërisë civile.
Ata akuzuan këtë ministri për mbajtjen në heshtje të ngjarjes së shëmtuar dhe mosmarrje të përgjegjësisë për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore.
Bode: Ekonomia u ngadalësua jo për fajin tonë
Ministri i Financave, Ridvan Bode pranoi se rritja ekonomike në vitin 2012 zbriti në nivelin më të ulët që nga fillimi i krizës, përtej çdo vlerësimi të qeverisë.
“Ekonomia shqiptare për vitin 2012 mendohet të ketë një rritje 2% ose 1.5 për qind, duke shprehur atë që është dëshmuar në vitet e mëparshme, dinamizmin më të mirë krahasuar me ekonomitë e rajonit. Ajo është më e ulët se mesatarja historike, por edhe më e ulët se vitet e krizës”, deklaroi Bode.
Trafikantët qëllojnë në drejtim të policisë, kjo e fundit kap… mushkat
Sarandës janë përballur me të shtëna armësh në drejtim të tyre nga trafikantë të drogës gjatë një operacioni të antidrogë në kufi me shtetin helen, raporton Ora News.
Mësohet se narkotikët po transportonin drogë të ngarkuar në disa mushka drejt Greqisë, ndërsa janë gjendur përballë postbllokut të ngritur nga policia në vendin e quajtur “Varrezat e Çifligut”.
Apeli lë në fuqi dënimin ndaj Sajmir Tahirit në gjyqin me Vokshin. PS: Nuk do na e mbyllin gojën
Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për dënimin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës, njëkohësisht deputet i kësaj partie, Sajmir Tahiri.
Deputeti socialist ishte paditur nga deputetja e PD-së, Albana Vokshi, pasi e kishte akuzuar për afera korruptive të koncesioneve të naftës.
Për këtë çështje ka reaguar Partia Socialiste, që deklaron se këto vendime nuk do ia mbyllin gojën opozitës.
Vdekja vogëlushit 11-vjeçar, babai: Hetim ndërkombëtar për bluzat e bardha
Babi i vogëlushit 11-vjeçar që humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në sy në QSUT i ka kërkuar sot Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, hetim ndërkombëtar që të mos kenë të njëjtin fat edhe pacientë të tjerë.
Babai i Denisit, Fatmir Almadhi, pas vdekjes së djalit të tij, kërkon që të zbardhet vetëm e vërteta, një e vërtetë që sipas tij po vonon, ndërkohë që në një prononcim për mediat, pas takimit me Kryeprokurorin Llalla, i prekur kërkojnë që e vërteta të dalë në shesh, në mënyrë që fatin e vogëlushit të tij mos ta ketë asnjë fëmijë tjetër.
Dorëhiqet kreu i task-forcës së Tiranës, Dritan Rreshka: largohem për arsye familjare
Drejtuesi i njësisë task-force në prokurorinë e Tiranës, Dritan Rreshka, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas një njoftimi zyrtar, shkak i largimit kanë qenë arsye familjare. Rreshka mbante këtë detyrë që prej 3 marsit të 2010 dhe më herët ka mbajtur detyrën e kreut të Prokurorisë së Durrësit.
LAJM I FUNDIT/ Banorët e lagjes përzënë ‘protestuesit’ e PD. Xhaxhai i Linda Bashës: Kjo është shtëpia ime
(E PLOTESUAR)- Një grup i vogël protestuesish, të organizuar nga Partia Demokratike, kanë mbërritur sot përpara godinës së denoncuar nga kjo seli si pronë e Linda Bashës, bashkëshorte e Edi Ramës.
Topalli në Tropojë: Berisha, ky burrë kombi ka transformuar vendin. Asnjë vend i botës s’ka njohur këtë zhvillim
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ishte në Tropojë në 22 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike.
Përpara tropojanëve, ajo tha se Berisha ka transformuar vendin.
Sipas saj, asnjë vend në botë nuk ka ndryshuar kaq shumë.
