ERE vendos: Administrator shtetëror për CEZ-in

Postuar në 10 Janar, 2013 08:20

 

Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë vendosi sot që administrimi i sistemit të shpërndarjes së energjisë të bëhet nga shteti, në rast se qeveria do t’i heqë licencën kompanisë CEZ.

Bordi vendosi gjithashtu që të shpallë në media konkursin për vendin e administratorit publik, duke e finalizuar procesin me përzgjedhjen e kandidatit më të mirë, raporton Vizion Plus.

Sipas Entit Rregullator, ky hap i paraprin vendimit përfundimtar të qeverisë për licencën e CEZ Shpërndarje, për të mos krijuar boshllëk dhe kaos në furnizimin me energji nëse kompania çeke largohet nga Shqipëria.

Enti sqaron se ky administrator shtetëror do të jetë në detyrë deri në kohën kur në vend të ofrohet një kompani tjetër e interesuar për marrjen e sektorit të shpërndarjes së energjisë.

 TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.