PS akuza konsulencës së Argitës

Postuar në 08 Janar, 2013 11:50

 

Partia Socialiste ka hedhur dyshime të forta se vajza e kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi shfrytëzon pozitën shtetërore të babait duke u dhënë konsulencë kompanive, të cilat kërkojnë të investojnë në Shqipëri.

Deputeti Taulant Balla fillimisht dha shpjegime se ku konsiston influenca e Kryeministrit, e cila sipas tij, më tej përkthehet në konsulencë nga e bija, Argita.

“Rasti që do t’ju tregojmë është ai i një investitori të huaj, i cili është edhe konsull nderi i Shqipërisë në vendin e tij të origjinës. Ky mik i Shqipërisë erdhi në vendin tonë për të propozuar një projekt me rëndësi strategjike në fushën e energjisë. Takoi dhe Saliun dhe me marifet u gjet rruga e zakonshme që i çon investitorët nga zyra kryeministrore e babait – në zyrën e konsulencës së vajzës. Dhe këtu fillon odiseja rrëqethëse e zotërisë që erdhi në Shqipëri me një projekt zhvillimi dhe u tërhoq nga Shqipëria pas një korrespondence me Argita Berishën, kërkesat e së cilës ishin të papërballueshme”, tha Balla.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.