Qeveria merr 27.4 miliardë lekë borxh

Postuar në 08 Janar, 2013 06:01

 

Ministria e Financave ka marrë një borxh prej 27.4 miliardë lekë. Në ankandin e parë për këtë vit për shitjen e bonove të thesarit, qeverisë iu ofruan 28 miliardë lekë.

Borxhi është marrë nga qytetarët dhe banka të nivelit të dytë. Ky borxh është për një afat 6-mujor dhe 1-vjeçar.

Në nëntor të vitit të kaluar, qeveria hoqi kufirin e borxhit që ishte 60% e prodhimit të brendshëm bruto.

Një vendim i tillë erdhi në një kohë kur Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka e Botërore bënin thirrje për uljen e nivelit të borxhit publik.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.