Opozita e bashkuar, zbulohet skema e frontit anti-Berishë para zgjedhjeve

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Prilli - Dy muaj përpara kohës së mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme pritet të jetë koha e krijimit të një fronti të tillë antiqeveritar
Organizimi
Partitë e majta do të firmosin një pakt me FRD-në dhe AK-në për mbrojtjen e votës
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
KQZ - Dy partitë e reja, FRD-ja dhe AK-ja, nuk kanë anëtarë në KQZ dhe KZAZ
Topi dhe Spahiu në publik kanë përjashtuar një aleancë parazgjedhore me partitë e vjetra
Fatjona Mejdini
Zbulohet forma e bashkimit të frontit opozitar para zgjedhjeve të 23 qershorit. Burime në selinë rozë bëjnë të ditur se tashmë janë hartuar disa variante të grupimit të madh që do të përballen me mazhorancën e drejtuar nga Berisha, që edhe nëse nuk do të jetë një listë e përbashkët elektorale, do të jetë një front solid që do të cilësohet “antiregjim”. Kështu pritet që nën drejtimin e Partisë Socialiste, në një marrëveshje të veçantë, partitë antiqeveritare të qendrës së djathtë, si Fryma e Re Demokratike, dhe Aleanca Kuqezi, të krijojnë një front të përbashkët, i cili ka qëllim thelbësor ruajtjen e votës. Ky bashkim pritet të ndodhë rreth muajit prill të këtij viti, pikërisht më shumë se 30 ditë përpara fillimit të fushatës zgjedhore. Kjo skemë aktualisht po diskutohet nga krerët e partive opozitare në vend në disa variante organizimi. Kjo formë e veçantë bashkëpunimi po konsiderohet si e duhura, në një kohë kur parti të reja si FRD-ja dhe AK-ja nuk duan ta identifikojnë veten me parti të vjetra për to, si Partia Socialiste, por, nga ana tjetër, kanë qëllimin e përbashkët të largimit me votë të mazhorancës aktuale.
Forma
Bashkimi i partive opozitare në vend, në prag të zgjedhjeve, pritet të konsiderohet një front i përbashkët opozitar, me qëllim bashkimin e energjive në kuadër të nevojës së ruajtjes së votës në të gjithë territorin e Republikës. Në këtë bashkim pritet të përfshihen parti që janë në opozitë me qeverisjen aktuale dhe që bashkë i lidh interesi i rrotacionit të pushtetit. Këtu pritet të përshihen parti, si Partia Socialiste, Fryma e Re Demokratike, Aleanca Kuqezi dhe po kështu parti tradicionalisht në koalicion me PS-në, si Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, PSV 91 etj. Po kështu, në këtë front pritet të përfshihen edhe parti të tjera, të cilat mbështesin rotacionin politik në vend. Nga ana tjetër, kjo formë bashkëpunimi do të bazohet mbi një marrëveshje të shkruar, e cila do të ketë në themel idenë e nevojës për ndryshimin e pushtetit përmes ruajtjes së votës opozitare. Gjasat më të mëdha janë që forcat e këtij fronti të krijojnë një koalicion paszgjedhor pas procesit zgjedhor, i cili në varësi të votave të marra, do të jetë qeverisës ose në opozitë.
Arsyet
Një formë e tillë bashkimi nuk vjen në fakt për të krijuar një risi bashkëpunimi mes partive politike në vend, por duket se vjen si nevojë për të ruajtur individualitetin e çdo partie në zgjedhje dhe, nga ana tjetër, për të rritur gjasat për ruajtjen dhe shumëfishimin e votës. Parti të krijuara rishtazi në vend, si FRD-ja apo AK-ja, duket se e kanë të vështirë të futen në një koalicion të mirëfilltë parazgjedhor me PS-në, pasi drejtuesit e këtyre partive, në mënyrë të përsëritur, e kanë akuzuar PS-në si bashkëpërgjegjëse me PD-në për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi. Një koalicion i drejtpërdrejtë me PS-në ka gjasa se do të përdorej nga Berisha për të rrudhur elektoratin e djathtë që mbështet partinë e Topit e të Kreshnik Spahiut dhe duket se do të komprometonte qëndrimet e tyre për krijimin e një klime të re politike në vend, e cila është argumentuar si e domosdoshme nga drejtuesit e partive të reja.
Rama – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi dy ditë më parë në konferencën e tij në “Twitter”, se krijimi i një fronti të gjerë antiqeveritar vjen si një domosdoshmëri për vendin në një kohë kur një regjim antidemokratik qeveriste Shqipërinë. Po kështu, Rama premtoi se vota opozitare do të ruhej me fanatizëm nisur edhe nga eksperiencat e hidhura.
Arvizu - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pritet të mbajë sot një konferencë online në Facebook
SHQIP
Add new comment