Bode urdhëron Drejtorinë e Thesarit të kryejë veprimet për shpërndarjen e pagave dhe pensioneve

Postuar në 08 Janar, 2013 11:56

 

Ministri i Financave Ridvan Bode urdhëroi Drejtorinë e Thesarit të kryejë të gjitha veprimet për shpërndarjen e pagave, pensioneve si dhe të gjitha transfertave të tjera për pagesat e paaftësisë, ndihmës ekonomike etj. “Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit nëpërmjet sistemit të thesarit të kryejë pagesat e shërbimit të borxhit, pagesat për shpenzime emergjente spitalore me funksion jetësor (blerje, oksigjen, gjak, ushqim, etj), pagat e punonjësve të qeverisjes së përgjithshme dhe sigurimet shëndetësore dhe shoqërore, transfertat në institucionet e sigurimeve shoqërore për pagesat e pensioneve, pagesat e paaftësisë, ndihmës ekonomike, papunësisë si pagesat për ushqim dhe medikamente për të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme që ofrojnë një shërbim të këtij lloji”, thuhet në udhëzimin e kreut të financave publike.

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.