Nga e enjtja me taksë doganore në veri

Postuar në 08 Janar, 2013 11:58

Prishtinë, 8 janar-  Doganierët kosovarë, nga kjo e enjte, do të nisin aplikimin e taksës doganore për mallrat që hyjnë në pikat kufitare në veri dhe që janë të destinuara për këtë pjesë. Zyrtarë Doganash të Kosovës theksojnë se janë duke i bërë të gjitha përgatitjet që të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar me palën serbe, transmeton KTV.

Drejtori i përgjithshëm i Doganave të Kosovës, Naim Huruglica, thotë se gjatë kësaj kohe nuk janë importuar derivate dhe cigare, por vetëm ushqime për konsum ditor. Me gjithë këto zhvillime, Huruglica ende nuk e di se kur doganierët do ta kenë më të lehtë lëvizjen e tyre në këto dy pikat kufitare.

KTV-ja e ka pasur të pamundur që të merrte ndonjë informatë nga zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të ngarkuar me IBM-në. Që nga arritja e këtij pajtimi në Bruksel, në veri janë lejuar të hynin mallra me maune që nuk kalojnë 3.5 tonë, sie dhe mallra për të cilat duhet paguar taksë doganore dhe akcizë.

 

KOHA DITORE

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.