Arkiv-Lajme të përditësuara

Burgjet pa paguar energjinë në 13 vjet, ikin 131 policët e parë!

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 06:19

Me energjinë elektrike është abuzuar ndër vite jo vetëm nga familje të thjeshta e biznese, por edhe nga nëpunësit e shtetit. Rreth 650 punonjës të Policisë së Burgjeve rezultojnë të mos kenë paguar asnjë faturë energjie elektrike për një periudhë që shkon deri në 13 vjet ndërsa vlera e mbartur e borxhit arrin deri në 23 milionë lekë vetëm nga një polic.

Mjaftoi një verifikim i të gjithë personelit të burgjeve në Shqipëri në raport me pagesën e energjisë elektrike për të zbuluar këtë skandal, ndërsa inspektimet do të kryhen në cdo institucion shtetëror.

Kapen në Kakavijë 45 klandestinë sirianë

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 06:17

Shërbimet e policisë kufitare në Sarandë kanë kapur 45 kalandestine, ku 35 prej tyre ishin nga Siria, 9 nga Kongo dhe një tjetër nga Uganda. Mes klandestinëve një grua dhe 2 fëmijë.

Sipas shefit të Policisë kufitare të Sarandës Agim Çumani se klandestinët u kapën rreth orës 02:30 në aksin Sarandë-Lukove-Vlorë duke udhëtuar me 3 furgona dhe një makinë me targa të Durrësit. Janë arrestuar 5 persona, 4 drejtuesit dhe 1 pasagjer të gjithë banues në Durrës.

Pogradec, arrestohet 23 vjeçari. Iu gjeten mitraloz dhe 200 fishekë në shtëpi

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 06:15

Arrestohet 23-vjeçari nga Pogradeci, Fatjon Papajanis për shkak të veprës penale “Armëmbajtje pa leje”.

Në një magazinë në pronësi të 23-vjeçarit banues në fshatin Udënisht të Pogradecit u gjetën dhe u sekuestruan një mitraloz i lehtë mod.56 si dhe 200 copë fishek mod.56.

Arrestimi u krye në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit në sajë të operacionit të koduar “Markata”.

KLD rrëzon kërkesën e Naços për transferimin e një gjyqtari

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 06:14

TIRANE- Rrëzohet sërisht nga KLD, kërkesa e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, për marrjen e masës disiplinore të “Transferimit” të gjyqtarit Elidon Papazizi. Sipas raportit të ministrit gjyqtari i Gjirokastrës, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, është kapur me shkelje, pasi ka zvaritur një sërë procesesh gjyqësore.

Çotriç: Shqipëria s'njeh serbët si pakicë kombëtare, ka probleme.

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 13:48

“Shqipëria është ndoshta i vetmi vend evropian që nuk ka një ligj për pakicat kombëtare dhe për këtë arsye, serbët dhe popujt e tjerë të pakicave në atë vend nuk njihen si pakicë”.

Është kjo deklarata e deputetit të Lëvizjes për Ringjalljen Serbe, Aleksander Çotriç, njëherësh anëtar i komisionit parlamentar serb për diasporën dhe serbët në rajon.

Çotriç i cili kohët e fundit vizitoi Shqipërinë si anëtar i një delegacioni parlamentar, tha se këto fakte nxjerrin probleme të mëdha për të gjitha pakicat.

Komuna Livadhja i jep titullin “Qytetar Nderi”, Artan Didit.

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 13:46

Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, sot iu dha titulli "Qytetar Nderi i Komunës Livadhja". Në këtë ceremoni merrnin drejtues të lartë të policisë, Shefi i Misionit PAMECA, Giorgio Butini, Konsulli i Përgjithshëm Grek në Gjirokastër, Nikos Kotrokois, dhe përfaqësues nga pushteti vendor nga shteti fqinj Nënkryetarët e Bashkive të Igumenicës dhe Filatit.
 

Qëllohet me 10 plumba Shkëlzen Leka, humb jetën në spital.

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 13:45

Vritet me armë zjarri një 36-vjeçar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Kavajës” rreth orës 19:00. 36-vjeçari Shkëlzen Leka është qëlluar me armë zjarri nga dy persona, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë nga 10 plumba, 8 prej tyre në kokë, por më pas ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
 
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pasi 36-vjeçari nga Bulqiza ka qenë pjesë e grupit të Gjin Nikës, të akuzuar për disa krime, i cili u vra në prill të këtij viti me breshëri kallashnikovi. 

Berat, pranga 41 vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga gjykata.

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 08:47

Policia e Beratit ka arrestuar sot një 41 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 8 vjet heqje lirie për falsifikim dokumentash dhe trafikim të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë.

Në prangat e policisë ka rënë Ritvan Caka, 41 vjeç, banues në Berat. Sipas policisë, ndalimi i tij u bë në zbatim të ekzekutimit të urdhërit të Prokurorisë së Gjykatës Tiranës, më 14.04.2014, e cila ka vendosur dënimin me 8 vjet burgim për veprat penale të “ Trafikim të narkotikve”të mbetur në tentativë & “Falsifikim të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim.

Krujë, pranga pilotit, ngacmonte dhe kërcënonte në Viber ish-të dashurën.

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 08:45

Policia ka arrestuar në flagrancë sot një 28 vjeçar me detyrë ndihmës pilot, pasi ai në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte dhe kërcënonte përmes mesazheve telefonike ish-të dashurën e tij për të vijuar një lidhje të ndërprerë.

Basha: Çmimi i naftës u ul 40% në botë, por në Shqipëri fare...protesta.

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 07:42

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar akuzat e qeverisë, për gjendjen ekonomike të vendit. Në një dalje për mediat, Basha ka akuzuar qeverinë për çmimin e hidrokarbureve, dhe konkretisht për naftën, ku siç u shpreh kreu i PD, ulja me 40% e çmimit të saj në të gjithë botën, nuk është reflektuar në tregun shqiptar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara