KLD rrëzon kërkesën e Naços për transferimin e një gjyqtari

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 06:14

TIRANE- Rrëzohet sërisht nga KLD, kërkesa e ministrit të Drejtësisë Nasip Naço, për marrjen e masës disiplinore të “Transferimit” të gjyqtarit Elidon Papazizi. Sipas raportit të ministrit gjyqtari i Gjirokastrës, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, është kapur me shkelje, pasi ka zvaritur një sërë procesesh gjyqësore.

Nisur nga këto shkelje, Naço i është drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të vendosnin trasferimin e këtij gjyqtari në një gjykatë më të ulët për një kohë dy vjeçare. Mirëpo pas diskutimit të kryer, anëtarët e KLD nuk kanë pranuar kërkesën e ministrit, duke e rrëzuar atë. Pas këtij vendimi Naço nuk ka bërë asnjë kërkesë tjetër, duke vulosur qëndrimin e gjyqtarit Elidon Papazizi në vendin e tij, në gjykatën e Gjirokastrës. Gjatë mbledhjes së djeshme me dyert të mbyllura KLD, shqyrtoi dhe votimin e kandidaturave për gjyqtarë, për plotësimin e një vendi vakant, në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.