Krujë, pranga pilotit, ngacmonte dhe kërcënonte në Viber ish-të dashurën.

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 08:45

Policia ka arrestuar në flagrancë sot një 28 vjeçar me detyrë ndihmës pilot, pasi ai në mënyrë të vazhdueshme ngacmonte dhe kërcënonte përmes mesazheve telefonike ish-të dashurën e tij për të vijuar një lidhje të ndërprerë.

Në prangat e policisë ka rënë Bujar Haka, 28 vjec, lindur dhe banues në Rinas-Krujë, i padënuar më parë. Sipas policisë Haka, me anën e veprimeve të përsëritura gjatë një periudhe disa mujore, ka kërcënuar dhe ngacmuar shtetasen me inicialet D.Gj., nëpërmjet dërgimit të mesazheve elektronike me përmbajtje të paligjshme nga aplikacioni kompjuterik “Viber”, duke i shkaktuar të dëmtuarës një gjëndje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi dhe frike për sigurinë vetjake, me qëllim për t’a detyruar atë të vazhdonte një lidhje të ndërprerë.

Gjithashtu, ai ka krijuar në mënyrë të paligjshme profile në rrjetet sociale në Internet në emër të të dëmtuarës, duke shkelur të drejtat personale dhe të privatësisë së saj.

Arrestimi i tij është bërë i mundur nga ana e sektorit të Krimit Kompjuterike ndërsa në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy aparate telefonike si dhe një pajisje kompjuterike laptop me të cilën i dyshuari ka kryer aktivitetin e paligjshëm.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit, i kaluan Prokurorisë për procedime të mëtejshme për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.