Burgjet pa paguar energjinë në 13 vjet, ikin 131 policët e parë!

Postuar në 06 Dhjetor, 2014 06:19

Me energjinë elektrike është abuzuar ndër vite jo vetëm nga familje të thjeshta e biznese, por edhe nga nëpunësit e shtetit. Rreth 650 punonjës të Policisë së Burgjeve rezultojnë të mos kenë paguar asnjë faturë energjie elektrike për një periudhë që shkon deri në 13 vjet ndërsa vlera e mbartur e borxhit arrin deri në 23 milionë lekë vetëm nga një polic.

Mjaftoi një verifikim i të gjithë personelit të burgjeve në Shqipëri në raport me pagesën e energjisë elektrike për të zbuluar këtë skandal, ndërsa inspektimet do të kryhen në cdo institucion shtetëror.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar lirimin nga detyra fillimisht të vetëm 131 puninjësve të policisë së Burgjeve të cilët rezultojnë të jenë debitorë me vlera më të mëdha të faturave të pashlyera.

Kjo bëhet për të mos rrezikuar sigurinë në burgjet shqiptare, ndërsa hap pas hapi do të vijohet me lirimin gradual edhe të punonjësve të tjerë.

Ky verifikim është duke u kryer në çdo institucion shtetëror, pas një urdhëri të dalë nga Kryeministri që kërkon zbatimin e ligjit me korrektësi për të gjithë nëpunesit e shtetit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.