Berat, pranga 41 vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga gjykata.

Policia e Beratit ka arrestuar sot një 41 vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të dënuar me 8 vjet heqje lirie për falsifikim dokumentash dhe trafikim të lëndëve narkotike të mbetur në tentativë.
Në prangat e policisë ka rënë Ritvan Caka, 41 vjeç, banues në Berat. Sipas policisë, ndalimi i tij u bë në zbatim të ekzekutimit të urdhërit të Prokurorisë së Gjykatës Tiranës, më 14.04.2014, e cila ka vendosur dënimin me 8 vjet burgim për veprat penale të “ Trafikim të narkotikve”të mbetur në tentativë & “Falsifikim të dokumenteve” e kryer në bashkëpunim.
Lidhur me këto akuza ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar ndërsa tashmë do t’i duhet të vuajë dënimin për veprat e mësipërme penale.
Add new comment