Qëllohet me 10 plumba Shkëlzen Leka, humb jetën në spital.

Postuar në 05 Dhjetor, 2014 13:45

Vritet me armë zjarri një 36-vjeçar mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Kavajës” rreth orës 19:00. 36-vjeçari Shkëlzen Leka është qëlluar me armë zjarri nga dy persona, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë nga 10 plumba, 8 prej tyre në kokë, por më pas ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
 
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh, pasi 36-vjeçari nga Bulqiza ka qenë pjesë e grupit të Gjin Nikës, të akuzuar për disa krime, i cili u vra në prill të këtij viti me breshëri kallashnikovi. 

Gjin Nika, që njihej ndryshe si “kapoja i periferisë së Tiranës”, mbeti i vdekur në një atentat në Urën e Tapizës, ku dy persona i zunë pritë.

Nika, njihej si vrasës me pagesë, gjobëvënës dhe person që merrte haraç tek biznesmenët e kromit dhe dyshohet se pjesë e grupit të tij ishte edhe Leka.

Ndërkaq, policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet, dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.