Arkiv-Lajme të përditësuara
Harito: Përgatitja profesionale e studentëve lë për të dëshiruar
“Për të filluar sot punë në administratën publike duhet të keni një përgatitje ekselente në mënyrë që të kaloni me sukses fazat e konkurimit”.
Kështu deklaroi ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Hartio gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Fakultetin Politeknik të Universitetit të Tiranës.
Laçi rrezikon furnizmin me ujë. Shkak rruga e prishur që dërgon depot.
Qyteti i Laçit rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm. Shkak po bëhet infrastruktura rrugore gati e pakalueshme që të dërgon në depot e ujit dhe stacionin e pompimit.Të vendosur në një nga lagjet e Sanxhakut, 1.5 km rrugë rrezikon mungesën e ujit të pijshëm për 30 mijë banorë.
800 € gjobë kush përdor fishekzjarre në Shkup. Në Shqipëri asnjë masë!
Autoritetet maqedonase kanë ndërtuar një plan masazh sa i përket mjeteve piroteknike apo fishekzjarreve. 200 deri në 500 euro janë gjobat për gjithë ata që blejnë apo ndezin fishekëzjarre në Maqedoni. Ky paralajmërim është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme.
Kodheli paraqet direktivat për vitin 2015: Prioritet modernizimi i FA
Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar sot prioritetet dhe direktivat që do të ketë për vitin e ardhshëm. Ka qenë vetë shefja këtij dikasteri Mimi Kodheli e cila në një konferencë për shtyp ka paraqitur direktivat e e mbrojtjes për vitin 2015.
Trafik droge, italiani arrestohet në Brindisi, kthehej nga Shqipëria
Një italian i kërkuar nga drejtësia e shtetit fqinj për trafik të lëndëve narkotike është arrestuar në Brindisi ndërsa kthehej nga Shqipëria me kartën e identitetit të të vëllait.
42-vjeçari nga Bari Cosimo Genchi është gjendur në bordin e një trageti dhe u vu në pranga nga agjentët e policisë në Brindisi.
Pukë, makina në ecje qëllohet me armë, shpëton shoferi 25-vjeçar
Një automjet është sulmuar me armë zjarri ndërsa ishte duke lëvizur në aksin rrugor Pukë-Vau i Dejës. Sipas policisë së Shkodrës makina tip Wolsvagen me targa AA 354 KM është qëlluar në “Qafë Çelë” në orën 21:30 dhe nga të shtënat janë thyer xhamat anësorë të saj.
Automjeti drejtohej nga 25-vjeçari me inicialet E.D banues në Tiranë, i cili fatmirësisht nuk është lënduar nga ky sulm.
Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës po punon për gjetjen e gëzhojave dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Sekuestrohen 40 kg kanabis në një makinë në portin e Durrësit
Policia kufitare e Portit të Durrësit sekuestroi dje një sasi lënde narkotike prej 40 kilogramë të llojit kanabis sativa. Droga u gjet në automjetin tip Benz me targa AA 772 KK, i cili po imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari. Mjeti drejtohej nga Ilir Gjoka banues në Tiranë, ndërsa mësohet se është në pronësi të Danica Ndrecës, banuese në Tiranë.
Policia kufitare ka arritur të identifikojë lëndën narkotike në momentin e imbarkimit si dhe vijon hetimet për persona të tjerë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Korçë, vidhet me armë kazinoja. N ë kërkim dy autorët e maskuar.
Një kazino është vjedhur gjatë orëve të para te mengjesit te kesaj te hene nga dy persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 në lagjen nr.2 në Korçë, ku sipas policisë dyshohet se persona të maskuar dhe të armatosur kanë arritur të grabisin kazinonë.
Menjëherë pas vjedhjes ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas efektivëve blu bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme parash.
Ndërkaq është ngritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
OSHEE, evidentohen 7 raste të vedhjes së energjisë, dy në pranga
Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, vijon punën e përbashkët në të gjithë vendin për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.
Në kuadër të këtij operacioni tashmë të nisur prej mbi 1 muaj, vetëm gjatë ditës së sotme janë evidentuar 7 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike, ku janë arrestuar 2 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona.
Aksi Lezhë-Laç: Përplasen dy automjete plagosen 4 persona, çohen në spital
Katër të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhe-Laç, ku mësohet se dy automjete u përfshinë në një aksident.
Në afërsi të kthesës së Patokut një makinë tip Benz me targa LA 8264 A që drejohej nga, Ded Brozi, si pasojë e shpejtësisë ka përplasur nga pas një automjet tip Volkswagen Golf me targa më targa AA303 CN që drejohej nga Kastriot Çoba.