Harito: Përgatitja profesionale e studentëve lë për të dëshiruar

“Për të filluar sot punë në administratën publike duhet të keni një përgatitje ekselente në mënyrë që të kaloni me sukses fazat e konkurimit”.
Kështu deklaroi ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Hartio gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Fakultetin Politeknik të Universitetit të Tiranës.
“Në konkurset e para nga 5,300 aplikime patëm vetëm 38 fitues dhe kjo tregon se përgatitja profesionale lë për të dëshiruar. Punoni dhe mësoni që të jeni mes fituesve të konkurseve të ardhshme, askush nuk do të mund tju ndihmoj përveç vetes tuaj”, deklaroi ministrja Harito.
Ministrja gjithashtu bisedoi me studentët në lidhje me mundësitë që jep sot teknologjia dhe reformat që shteti shqiptar ka ndërmarë në lidhje me dixhitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve publike.
“Të gjitha reformat kanë sot bazën e teknologjisë dhe informacionit, fushë e cila prek secilin nga ju dhe mundësitë e krijimit dhe punësimit do të vijnë duke u rritur për këtë sektor”, deklaroi ministrja.
Add new comment