Laçi rrezikon furnizmin me ujë. Shkak rruga e prishur që dërgon depot.

Qyteti i Laçit rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm. Shkak po bëhet infrastruktura rrugore gati e pakalueshme që të dërgon në depot e ujit dhe stacionin e pompimit.Të vendosur në një nga lagjet e Sanxhakut, 1.5 km rrugë rrezikon mungesën e ujit të pijshëm për 30 mijë banorë.
Punonjësit e ujësjellësit detyrohen shpesh të ngjisin klorin apo materialet e tjera me kafshë pune të ndihmuar nga banorët përreth. Punonjësit e ndërmarrjes së ujësjellësit në Laç deklarojnë se rrezikohet mos kryerja e shërbimeve ndaj këtij institucioni me rëndësi të veçantë, e sigurisht këtë situatë e krijon mungesa e rrugës.
Në kohë reshjesh, stacioni i pompave që furnizon me ujë të pijshëm qytetin e Laçit, rrezikon të përmbytet dhe të nxjerrë pompat jashtë funksionit.
Add new comment