Aksi Lezhë-Laç: Përplasen dy automjete plagosen 4 persona, çohen në spital

Katër të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhe-Laç, ku mësohet se dy automjete u përfshinë në një aksident.
Në afërsi të kthesës së Patokut një makinë tip Benz me targa LA 8264 A që drejohej nga, Ded Brozi, si pasojë e shpejtësisë ka përplasur nga pas një automjet tip Volkswagen Golf me targa më targa AA303 CN që drejohej nga Kastriot Çoba.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur Gjetë Brozi 50 vjec, Marie Brozi, 53 vjec dhe Ferije Kalthi që ndodheshin në makinën tip Ëolksëagen, teksa si pasojë e gjendjes rëndë janë nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Ndërkohe e plagosur kanë mbetur edhe Drita Çoba 47 vjec që ndodhej në automjetin tip Benz.
Kjo e fundit është dërguar në spitalin e Laçit ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Aksidenti i ndodhur ka shkaktuar bllokim të supërtradës për disa minuta për shkak se mjetet e aksidentuara ka qenë në mes të rrugës.
Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar qarkullimin e mjeteve, ku pas një ore gjithçka i është rikthyer normalitetit. Policia rrugore ende nuk ka bërë të ditur shkaqet e aksidentit por nga hetimet e para dyshohet se shpejtësia e dy mjeteve është bërë shkak për aksidentin.
Add new comment