OSHEE, evidentohen 7 raste të vedhjes së energjisë, dy në pranga

Postuar në 14 Dhjetor, 2014 14:18

Policia e Shtetit në bashkëpunim me OSHEE, vijon punën e përbashkët në të gjithë vendin  për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike , si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij operacioni tashmë të nisur prej mbi 1 muaj, vetëm gjatë ditës së sotme janë evidentuar 7 raste të vjedhjeve të energjisë elektrike, ku janë arrestuar 2 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim  3 persona dhe ndiqen në gjendje të lirë 2 persona.

Në operacionin e sotëm kanë vepruar 17 grupe të përbashkëta  polici–OSHEE ku janë kryer kontrolle në  120 raste.

Po gjatë ditës së sotme  janë ndërprerë 44  lidhje të paligjshme të energjisë  dhe abonentëve debitorë, si dhe janë kontrolluar 8 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Aksioni kundër vjedhjes së energjisë, vazhdon tashmë prej mbi 1 muaj ndërsa shprehet vendosmëria për të vijuar deri në fund shkëputjen e lidhjeve të paligjshme si dhe arrestimin e vjedhësve të energjisë elektrike.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.