Arkiv-Lajme të përditësuara
Vritet një deputet i kuvendit të komunës së veriut të Mitrovicës
Një anëtar i kuvendit komunal të veriut të Mitrovicës është vrarë sot në orët e mëngjesit në rrethana të pasqaruara.
Policia tha se ai është qëlluar më armë zjarri para shtëpisë së tij në veriun e këtij qyteti të banuar me shumicë serbe.
Dimitrie Janiçijeviç, ishte këshilltar i kuvendit komunal nga radhët e Partisë së pavarur liberale serbe, e cila është edhe pjesë e qeverisë së Kosovës.
Policia tha se ende nuk dihet asgjë për motivet as autorët e mundshëm të kësaj vrasjeje.
Muiznieks:Korrupsioni dhe ndërhyrjet politike rëndojnë sistemin gjyqësor
Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës Nils Muiznieks ka publikuar raportin për Shqipërinë ku evidentohen si probleme korrupsioni dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor.
BE, 1.800 shqiptarë kërkuan azil
Gjatë 2013-s gati 1.800 shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së, sipas të dhënave të regjistruara nga Agjencia Europiane për menaxhimin e bashkpunimit të veprimit në kufirin e jashtëm të vendeve anëtare.
Raporti i fundit i Frontex tregon se 719 shtetas shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Suedi, 610 në Gjermani, 311 në Belgjikë, 77 në Zvicër dhe 52 shqiptarë kanë kërkuar strehë në Luksemburg.
Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve shtyn ngritjen e komisionit
Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë për të mërkurën tjetër vendimin për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale. Shkak për shtyrjen është bërë Partia Demokratike, e cila ka kërkuar kohë për t’u njohur me draftin.
Në fillim të mbledhjes, Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar se tashmë ndodhet në Kuvend kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale që sipas tij do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga PS-ja dhe një nga PD-ja.
Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka e ka kundërshtuar këtë reformë.
Memorial për 4 të vrarët e 21 janarit (video- Rama në Bulevard)
Tre vite më parë më 21 janar Edi Rama ishte në mesin e një turme të madhe protestuesh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mu para zyrës ku sot ai ulet si kryeministër. Atë ditë nga të shtënat e Gardës u vranë katër nga protestuesit që kishin dalë atë ditë në shesh pas Ramës në një protestë kundër qeverisë së asaj kohe. Sot Rama kryeministër bëri një shëtitje në Bulevard vetëm pa turmën e protestuesve, por vetëm me peshën e kujtimit të asaj dite. Ai ka vendosur që të ngrejë katër memoriale në katër vendet ku u vranë protestuesit, që Rama I vizitoi sot një nga një.
Marrëveshja e BB me Bashkinë Durrës, Rama: Fund plazhit mes ujërave të zeza. Goldsten:Duhet ende shumë punë
Bashkia e Durrësit ka nënshkruar sot një marrëveshje me Bankën Botërore për ndërtimin e sistemit të Ujësjellës-Kanalizimeve të qytetit. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në këtë ceremoni theksoi se falë projekteve si ky i ditës së sotme,
deri në fund të mandatit qeverisës, banorët e gjithë rajonit të Durrësit do e harrojnë njëherë e përgjithmonë çështjen e mungesës së ujit dhe erës së keqe nga ujërat e zeza.
Raporti i KiE: Ndërhyrjet politike rëndojnë sistemin gjyqësor
Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Evropës deklaron se niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë. Muižnieks shpreh shqetësimin për rritjen e numrit të rasteve të keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën dhe kërkon që zyrtarëve të zbatimit të ligjit që kanë kryer akte të paligjshme gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentisht me qëllim nxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë.
Ekzekutohen Gjepali dhe Fici
Dy të burgosur që po ktheheshin nga leja për në burgun e Peqinit janë ekzekutuar në një atentat në afërsi të Rrogozhinës.
Sekuestrohen 1.2 tonë kanabis, autorët largohen me gomone
VLORË - Policia ka sekuestruar rreth 1.2 tonë kanabis sativa gjatë një operacioni antidrogë në orët e natës, në bregdetin e Vlorës.
Sasia e madhe e drogës është kapur në fshatin Radhimë dhe kishte si destinacion shtetin fqinj Italinë.
Sipas policisë, droga e llojit kanabis sativa u kap në një furgon tip “Volsvagen”, i cili po e transportonte në një gomone që ndodhej 200 metra në det.
Sekuestrohen 1.2 tonë kanabis, autorët largohen me gomone
VLORË - Policia ka sekuestruar rreth 1.2 tonë kanabis sativa gjatë një operacioni antidrogë në orët e natës, në bregdetin e Vlorës.
Sasia e madhe e drogës është kapur në fshatin Radhimë dhe kishte si destinacion shtetin fqinj Italinë.
Sipas policisë, droga e llojit kanabis sativa u kap në një furgon tip “Volsvagen”, i cili po e transportonte në një gomone që ndodhej 200 metra në det.