Presidenti bullgar mbërrin në Tiranë, nis takimi me Nishanin

Presidenti bullgar, Rosen Plevniev, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë zyrtare, me ftesë të homologut shqiptar, Nishani. Vizita zhvillohet në kuadër të 100 -vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Bullgari.
Plevniev u prit në Presidencë me një ceremoni zyrtare, ndërsa më pas nisi një takim kokë më kokë mes dy homologëve.
Presidenti bullgar do të takojë gjatë vizitës dy ditore edhe kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Më pas në ambasadën bullgare në Tiranë, të dy presidentët Plevneliev dhe Nishani do të takohen me përfaqësues të biznesit, ku do të diskutohet për thellimin e tregtisë mes dy vendeve. Të dy presidentët do të marrin pjesë në ekspozitën që do të zhvillohet me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, që do të zhvillohet në Teatrin e Operës dhe Baletit. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, presidenti bullgar Plevneliev do të takohet me Bashën, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
DITA
Add new comment