Sekuestrohen 1.2 tonë kanabis, autorët largohen me gomone

VLORË - Policia ka sekuestruar rreth 1.2 tonë kanabis sativa gjatë një operacioni antidrogë në orët e natës, në bregdetin e Vlorës.
Sasia e madhe e drogës është kapur në fshatin Radhimë dhe kishte si destinacion shtetin fqinj Italinë.
Sipas policisë, droga e llojit kanabis sativa u kap në një furgon tip “Volsvagen”, i cili po e transportonte në një gomone që ndodhej 200 metra në det.
Me të parë policinë transportuesit e drogës kanë braktisur furgonin dhe janë larguar, duke i shpëtuar policisë. Gjithashtu edhe trafikantët, të cilët ishin duke pritur drogën kanë mundur të largohen me gomone drejt shtetit grek.
Ndërkohë nga Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Vlorës është bërë sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërkohë që punohet për identifikimin e autorëve të trafikimit
SHEKULLI
Add new comment