Muiznieks:Korrupsioni dhe ndërhyrjet politike rëndojnë sistemin gjyqësor

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës Nils Muiznieks ka publikuar raportin për Shqipërinë ku evidentohen si probleme korrupsioni dhe ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor.
Raporti është publikuar pas vizitës që komisioneri Muizniesk zhvilloi në Shqipëri nga 23 shtatori deri në 27 shtator të 2013-ës dhe theksohet se niveli i lartë i korrupsionit në gjyqësor pengon seriozisht funksionimin e duhur të sistemit të drejtësisë dhe minon besimin e publikut tek drejtësia dhesundimiiligjit në Shqipëri. “Autoritetet duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për t’u siguruar që të gjitha rastet e korrupsionit në gjyqësor të hetohen në mënyrë efektive dhe të ndiqen penalisht”, thuhet në raportin e komisionerit Muiznieks.
Disa pika të raportit
Strategjiakombëtare dhe plani i veprimit në lidhje me reformën për të forcuar gjyqësorin në Shqipëri janë masa inkurajuese por ka nevojë për veprime më të vendosura, duke përfshirë më shumë transparencënë emërimin dhe vlerësimin e gjyqtarëve dhe procedura të bazuaranë meritë. Në këtë kontekst,Komisioneri rekomandon depolitizimin në funksionimine gjyqësorit, duke filluar me forcimine pavarësisë së Këshillit të Lartë të Drejtësisë e cila siguron integritetin e gjyqësorit shqiptar.”Anëtarët e këtij këshilli duhet të votohen me shumicë të cilësuar në parlament dhe duhet të ushtrojnë një ndikim më vendimtar në emërimin, promovimin dhe procedimin disiplinortë gjyqtarëve, duke përfshirë edhe ata të Gjykatës së Lartë. Çdo ndërhyrje politike epavendnë funksionimin e gjyqësorit duhet të shmanget. Kjo nënkuptonedhe heqjen e përfshirjessë Ministrit të Drejtësisë në procedimet disiplinore të gjyqtarëve”. Më tej, Komisioneri ka ftuar autoritetet që të ndërmarrin masat e duhura legjislative, të cilat do të mundësonin votimin dhe miratimin me shumicë të cilësuar në Parlament të Prokurorit të Përgjithshëm, të emëruar nga Presidenti i Republikës.
Ritmi shumë i ngadaltë me të cilin Shqipëria ekzekuton vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, veçanërisht ato që lidhen me moszbatimin e vendimeve të gjykatave të brendshme apo të vendimeve administrative, është një faktor shtesë i cili dobëson shumë sundimin e ligjit në vend. “Të gjitha vendimete dhëna nga Gjykata duhet të zbatohen menjëherë, plotësisht dhe në mënyrë të efektshme. Në veçanti, autoritetet duhet të trajtojnë problemin e vazhdueshëm të tejzgjatjessë proceseve gjyqësore dhe duhet të krijojnënjë mjettë brendshëm efektiv në këtë drejtim.”
Për më tepër, mangësitë në zbatimin e legjislacionit të ndihmës juridike pengojnë qasjen efektive në drejtësi, veçanërisht nga grupet në nevojë. “Autoritetet duhet të adresojnë këtë çështje në bashkëpunim të ngushtë me OJQ-tëe specializuara. Mirëpres planin e autoriteteve për të reduktuar taksat gjyqësore për të siguruar qasje mëtë efektshme në drejtësi. Megjithatë, është e nevojshme që gjyqtarëve të rretheve dhe atyre të apelit t’u sigurohen udhëzime të qarta në lidhje me zbatimin e vendimit të vitit 2013 të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.”
Problemi i kahershëmi keqtrajtimit dhe ipandëshkueshmërisë për shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga oficerët e zbatimit të ligjit, duke përfshirë ato që lidhen me ngjarjet e dhunshme të 21 janarit 2011 në Tiranë, vazhdojnë të jetë një shqetësim serioz . “Jam shumë i shqetësuar nga rritja e numrit të rastevetë keqtrajtimit të regjistruara, duke përfshirë torturën. Është e nevojshme që të gjitha këto raste, së bashku me aktet e raportuara të paligjshme të kryera nga ana e zyrtarëve të zbatimit të ligjit gjatë dhe pas ngjarjet e 21 janarit 2011, të hetohen urgjentishtme qëllimnxjerrjen e përgjegjësve para drejtësisë. Që procesi të jetë i besueshëm dhe të ndihmojë në restaurimin e besimit të publikut ndaj shtetit dhe institucionevetëtij, është e rëndësishme të vendosendënime të përshtatshme parandaluese për çdo zyrtar të zbatimit të ligjit të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.”
Së fundi, Komisioneri rekomandon përmirësimin e aksesit të personave të ndaluar/arrestuar, duke përfshirë të miturit, në një avokat dhe mjek,duke u siguruar që psikologët janë gjithmonë të pranishëm gjatë procedimeve penale që përfshijnë të mitur. Ai gjithashtu kritikon përdorimin e tepruar të pritjes së vendimit në paraburgim ose gjatë gjykimit, duke rekomanduar përdorimin e kësaj mase vetëm si mjeti i fundit, duke i dhënë prioritet alternativave të tjera ndaj burgimit.
SHQIP
Add new comment