Arkiv-Lajme të përditësuara

Akuza brenda demokratëve: “Shiten” këshilltarët e PD-së në Korçë

Postuar në 14 Janar, 2014 03:35

Një nga veprimtarët kryesorë të Partisë Demokratike në Korçë, që ka punuar si këshilltar për media i Ridvan Bodes, akuzon këshilltarët lokalë në qytetin juglindor se kanë shitur interesat e qytetarëve dhe pronarëve si sekserë, duke votuar pro planit rregullues të qytetit, për të cilin PD ka pasur qëndrim tjetër zyrtar.

Partneriteti strategjik: Një model për bashkëpunim rajonal

Postuar në 14 Janar, 2014 03:33

Viti 2014 përkon me pritshmëritë e dëshiruara dhe destinacionet tona të përbashkëta. Shqipëria dhe Kosova kanë kaluar nëpër një rrugë të mundimshme dhe me takimin e Prizrenit po jetësojnë vullnetin, dëshirën dhe angazhimin e shumë brezave për t’u dhënë udhë projekteve të përbashkëta me karakter strategjik dhe afatgjatë.

Liritë Ekonomike,Shqipëria,arritje pozitive

Postuar në 14 Janar, 2014 03:32

Gazeta prestigjioze “The Wall Street Journal” dhe Fondacioni Heritage kanë publikuar raportin mbi Indeksin për Liritë Ekonomike në botë dhe Shqipëria renditet e 25 mes 43 vendeve të rajonit të Evropës, ndërsa në klasifikimin global ajo është mbi mesataren botërore, në vendin e 54. Shqipëria ka 66,9 pikë në klasifikimin me 100 pikë të Indeksit për Lirinë Ekonomike për vitin 2014 duke u radhitur e 54-ta në botë. Shqipëria renditet e 25 në mesin e 43 vendeve të rajonit të Evropës ndërsa në klasifikimin global ajo është mbi mesataren botërore.

Mediat serbe për "Shqipërinë e Madhe"

Postuar në 13 Janar, 2014 15:49

Mediat serbe për "Shqipërinë e Madhe"
Publikuar më 13.01.2014 | 17:32
754 4
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërsë dhe Kosovës në mediat serbe është cilësuar tentativë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ky ishte takimi i parë i dy qeverive, ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në tregëti, transport dhe integrimin në BE.

Mediet serbe kanë veçuar dhe diskutimet për Luginën e Preshevës, ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se, do të merret përgjegjësi historikë për shqiptarët që jetojnë në rajon.

Ç’po ndodh me Idrizin?

Postuar në 13 Janar, 2014 15:45

Një numër të përditshmesh dhe disa portale informative online raportojnë se transmetimi i prapaskenave të emisionit “Opinion” disa ditë më parë ka shkaktuar jo pak tension në rradhët e partisë së drejtuar nga Shpëtim Idrizi.

Basha: Arrestimi i Mziut ishte i paligjshëm, PD e hapur për çdo hetim

Postuar në 13 Janar, 2014 15:43

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetë të kësaj partie kanë vizituar pasditen e sotme në ambientet e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu i cili me një vendim të Gjykatës së Apelit u lirua nga burgu, ku qëndroi për 24 ditë me radhë, pas akuzave për korrupsion.

Llalla: Para ligjit vjedhësit e energjisë, do e nisim nga bizneset

Postuar në 13 Janar, 2014 15:42

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla garantoi sot Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se organi i akuzës do të japë kontributin maksimal në luftën ndaj fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike.

Lehtësirat e marrëveshjes për biznesin

Postuar në 13 Janar, 2014 15:40

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj sqaron në një intervistë për Top Channel se çfarë lehtësish do të sjellë për biznesin marrëveshja e bashkëpunimit tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, që u firmos nga dy qeveritë në Prizren.

“Një nga elementët kryesorë është afrimi i portit të Durrësit si porti i tregut kosovar, ku të gjithë importuesit nga Kosova do kenë vetëm një proçedurë kontrolli në doganën shqiptare. Kjo ul kohën e vonesës për kompanitë”, deklaron Ahmetaj.

Berisha ankohet te Cannon: Qeveria do të shkarkojë kryetaren e ILDKP

Postuar në 13 Janar, 2014 11:12

Ish-kryeministri Berisha ka pritur sot në një takim ambasadorin britanik në Tiranë, Nicholas Cannon, të cilit i është ankuar për kryeministrin Rama. Berisha tha se Rama po shkel Kushtetutën e vendit.

Paratë për 2014/ Sa përfitojnë PS e LSI, 200 milionë më pak për PD

Postuar në 13 Janar, 2014 11:11

Përveçse humbi pushtetin, Partia Demokratike do duhet që të përballet edhe me një vit të vështirë financiar. Kjo pasi për shkak të rezultateve të përkeqësuara zgjedhore, ajo do të marrë nga buxheti i shtetit për këtë vit afro 200 milionë lekë të vjetra më pak, krahasuar me një vit më parë. Nga ana tjetër, Partia Socialiste nuk do të lëvizë nga kuotat e saj të financimit nga buxheti i shtetit krahasuar me një vit më parë, pasi do të përfitojë sërish afro 750 milionë lekë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara