Mediat serbe për "Shqipërinë e Madhe"

Postuar në 13 Janar, 2014 15:49

Mediat serbe për "Shqipërinë e Madhe"
Publikuar më 13.01.2014 | 17:32
754 4
Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërsë dhe Kosovës në mediat serbe është cilësuar tentativë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Ky ishte takimi i parë i dy qeverive, ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në tregëti, transport dhe integrimin në BE.

Mediet serbe kanë veçuar dhe diskutimet për Luginën e Preshevës, ku kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se, do të merret përgjegjësi historikë për shqiptarët që jetojnë në rajon.

“Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë, ata në Tetovë, Preshevë, Ulqin dhe në Diasporë kanë pritur me interes këtë mbledhje të përbashkët”, u shpreh Thaçi.

Faqja informative “inserbia.info”, i ka dhënë rëndësi dhe fjalës së Adem Demaçit që foli për një bashkim kombëtar. “Duke pasur parasysh kohën dhe hapësirën ku jetojmë dhe zhvillimet ndërkombëtare, takimi është njëlloj bashkimi kombëtar”, është shprehur ai.

Shekulli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.