Llalla: Para ligjit vjedhësit e energjisë, do e nisim nga bizneset

Postuar në 13 Janar, 2014 15:42

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla garantoi sot Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se organi i akuzës do të japë kontributin maksimal në luftën ndaj fenomenit të vjedhjes së energjisë elektrike.

I pranishëm në Task Force për Energjinë, ku u firmosën edhe 3 marrëveshje mes institucioneve shtetërore për ti thënë ndal abuzivizmit me mospagimin e energjisë elektrike, Llalla u shpreh se organi i Prokurorisë ka të gjitha mundësitë dhe asetet e nevojshme për të cuar para drejtësisë personat që abuzojnë me energjinë elektrike. “Kemi të gjitha mundësitë, që ashtu sic tha edhe Kryeministri, të mos lejojmë më shpërdorimin e një pasurie kombëtare, sic është energjia elektrike. Prokuroria e Përgjithshme do të vërë në dispozicion të institucioneve gjithcka duhet, për të cuar para ligjit ato që vjedhin energjinë. Kjo luftë do të nisë që nga bizneset, për të vijuar më tej me cilindo konsumator që nuk paguan energjinë ose e vjedh atë”, theksoi Llalla.

Në fund të takimit janë nënshkruar tre memorandume bashkëpunimi në kuadër të Task Force. Një midis zv.Kryeministrit Niko Peleshi, qe do te kryesoje Task Force, dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, një tjetër mes Ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së Brendshme, dhe një memorantum i tretë mes ministrisë së Energjisë dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.