Arkiv-Lajme të përditësuara

Parandalohet arratisja nga burgu, zbardhen detaje të reja

Postuar në 12 Janar, 2014 15:24

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me planin e një arratisje tjetër nga burgu i Drenovës.

Sipas informacioneve më të fundit  sharrat e hekurit dhe celularëve në burgun e Drenovës në Korçë janë futur pas arratisjes spektakolare të 7 të burgosurve në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Mësohet se sharrat kanë hyrë nëpërmjet ushqimeve në sektorin e sigurisë së lartë dhe me ndihmën e oficerëve të burgut janë dërguar në dhomat e paraburgimit.

Më pas mjetet prerëse janë mbajtur në dhomën e Dan Hutrës, i dënuar me 25 vite burg për masakrimin e gruas së tij.

“Vendi po shkon drejt skenarit grek”, thotë Berisha i buzëqeshur (?!)

Postuar në 12 Janar, 2014 15:22

Ish-kryeministri Berisha paralajmëron kriza si ajo greke, duke akuzuar qeverinë se me vendimet e marra po e çon vendin në greminë. Në postimin e radhës në Facebook, Berisha shkruan se i referohet raportit të fundit të KE për ekonominë e vendeve të rajonit. Bashkëngjitur me statusin që flet për krizën e sigurt që sipas tij e pret vendin, ish-kryeministri poston një foto ku shfaqet i buzëqeshur.

“Brukseli jep alarmin: Ekonomia shqiptare drejt krizës.

Denoncimi i 13-vjeçares, Shërbimi Social Rajonal e merr në mbrojtje

Postuar në 12 Janar, 2014 15:21

Dy ditë pasi denoncoi të atin se e kishte përdhunuar nënë kërcënimin e një thike, 13-vjeçarja M.L. nga fshati Lekaj, i Lushnjës është marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social Rajonal.

Pas apelit të vajzës dhe gjyshit të saj drejtuar shtetit, ky shërbim në bashkëpunim edhe me autoritetet vendore po hartojnë një plan afatgjatë për t`u kujdesur për të miturën.

Nisin shembjet në Dhërmi

Postuar në 12 Janar, 2014 15:20

Mjetet e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar zbritën sot në bregdetin e Dhërmiut. 

Forcat e INUK-ut u përqendruan në plazhin e Drimadhës, të mbështetura nga FNSH, si dhe Policia e Rendit e Vlorës, dhe shkatërruan katër godina dy katëshe.

Në momentin e parë, kur forcat policore, së bashku me mjetet e INUK-ut, u drejtuan për te katër godinat, që do të prisheshin, hasën në rezistencën jo të fortë të pronarëve të godinave, të cilët më pas nuk reaguan më, dhe mjetet vazhduan punën normalisht, deri në rrëzimin e plotë të tyre.

5 ministra kulture të përfshirë në një skandal 6 milionë USD

Postuar në 12 Janar, 2014 09:54

Federatat fantazmë të sportit kanë gllabëruar nga buxheti i shtetit rreth 6 milionë USD në mënyrë të paligjshme. Skandali i zbuluar pak muaj më parë duket se po merr edhe rrugën ligjore dhe juridike, ndërsa Ministria e Arsimit dhe e Sporteve ka dokumentuar gjithçka dhe pritet ta denoncojë në prokurori. Abuzimet janë përmendur edhe disa javë më parë në parlament nga vetë ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ndërsa bie në sy mënyra e manovrimit që kanë bërë ish-zyrtarët e lartë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Një show apo një takim historik? Kritikat për takimin Rama-Thaçi

Postuar në 12 Janar, 2014 09:52

A ishte një takim historik takimi i dy kryeministrave, Edi Rama dhe Hashim Thaçi në Prizren, ku kanë nënshkruar të shtunën Deklaratën për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe kanë themeluar një Fond të përbashkët për Luginën e Preshevës – me një shumë simbolike prej 100.000 eurosh? Dy protagonistët e cilësuan kështu, por shumë politikanë të tjerë në trevat shqiptare si dhe organizata shqiptaro-amerikane “Vatra” kanë kritika në drejtim të dy kryeministrave.

Musliu: Qeveritarët tanë 100 mijë euro i harxhojnë për ski. Lugina është çështje kombëtare, jo humanitare

Postuar në 12 Janar, 2014 09:50

Në Luginën e Preshevës janë fyer me shumën prej 100 mijë eurosh të caktuar si ndihmë pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.

“100 mijë eurot e Thaçit dhe Ramës nuk dalin as për “Gillete” (pa llogaritur shkumën) për studentët shqiptare nga Lugina në Prishtinë e Tiranë të përzënë nga Serbia, të cilëve nuk ju është hapur universitet në Preshevë”, kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” liderët nga Lugina

Krim në familje në Librazhd, djali ther me thikë të atin

Postuar në 12 Janar, 2014 09:48

Krimi në familje ka shënuar viktimën e radhës në fshatin Togëz, të Librazhdit, ku një 35-vjeçar ka therur me thikë të atin pas një grindjeje banale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në familjen Çota, ku 35-vjeçari Ermir Çota dyshohet se ka qëlluar me thikë në organet jetësore të atin, Ferit Çota, 60 vjeç. Ky i fundit është dërguar më pas në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit, i cili ka tentuar tu fshihet efektivëve blu.

Shlyerja e borxheve ndaj biznesit

Postuar në 12 Janar, 2014 09:46

Qeveria shpreson të nisë shlyerjen e borxheve të prapambetura ndaj biznesit në tremujorin e dytë të vitit. Top Channel ka mësuar se Ministria e Financave pritet që shumë shpejt të bëjë publike strategjinë e pagesave, e cila më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave.

Arrestohen edhe dy deputetët të tjerë të Agimit të Artë

Postuar në 12 Janar, 2014 03:43

GREQI -Gjykata e Athinës ka vendosur masën arrest me burg edhe për dy deputetë të tjerë të partisë neonazite. Deri tani pesë deputetë të Agimit të Artë janë arrestuar dhe ndodhen në burg. Sipas medieve greke në paraburgim janë çuar deputetët Jorgo Germenis dhe Panajotis Iliopulos. Mediat greke bëjnë të ditur se vendimi u mor nga gjykatësi hetues i çështjes dhe prokurori përkatës.

Pas një dëshmie të gjatë prej 7 orësh para prokurorit, u vendos që dy deputetët të paraburgosen me akuzën për anëtarësi dhe lidership në organizatë kriminale. 

Panajotis Iliopulos 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara