Arkiv-Lajme të përditësuara

Lëndët kimike siriane, mbetjet pas shkatërrimit do i mbajë Gjermania

Postuar në 09 Janar, 2014 15:44

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike i ka kërkuar Gjermanisë të japë ndihmesën e saj në perpjekjet për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian.

Qeveria në Berlin iu pergjigj këtij apeli përmes shefit të diplomacisë, Frank-Walter Steinmeier dhe ministres së Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, të cilët sqaruan se kompania gjermane “GEKA”, me seli në Munster, do të ofrojë asistencën e saj për asgjesimin e një pjese të materialeve të rrezikshme.

Deri tani, Gjermania kishte ofruar vetëm mbështetje teknologjike dhe logjistike jashtë kufijve të saj.

Topalli del në mbrojtje të Mziut: U arrestua si terrorist

Postuar në 09 Janar, 2014 15:43

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka dalë publikisht në mbrojtje të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, përfaqësues i PD-së, duke thënë se qeveria e arrestoi sikur të ishte terrorist. Sipas saj qeveria e re po tregon hakmarrje ndaj opozitës. Ndërkohë ajo e cilëson qeverinë e re si  një bandë që ka ligj tritolin. Komentet Topalli i bëri në faqen e saj në facebook. Ajo rendit të gjitha akuzat e saj për qeverinë e re:

Berisha: Epidemi gjobash, me moton “gjobë me pre”. Tahiri: Nuk i pëlqen që nuk ka më imunitarë, të paprekshëm

Postuar në 09 Janar, 2014 15:42

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar si tipar të shtetit policor të neobllokmenit Edvin Raman aksionin për vendosjen e gjobave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugorë.

Qeverisja e 300 ditëve të ardhshme

Postuar në 09 Janar, 2014 15:40

Mbledhja e së enjtes e kabinetin qeveritar Rama i është dedikuar prioriteve të çdo ministrie për qeverisjen e 300 ditëve të ardhshme. 

Këtë e bëri publike për median Milena Harito, ministre e Inovacionit dhe Teknologjisë. 

"Bazuar ne eksperiencen pozitive te 100-diteshit te pare, ne jemi besimplote se përmes nje plani konkret për çdo ministri, sigurisht bazuar në programin qeverisës, ne do të jemi në gjendje t’ju përgjigjemi pritshmërive shumë të larta të atyre që na kanë votuar dhe të gjithë shqiptareve", tha Harito.

7 deputetët që fituan kredi si të varfër

Postuar në 09 Janar, 2014 08:10

-Të qenit deputet përveç një vendi të privilegjuar në shoqëri, të mundëson dhe shumë favore të tjera, duke filluar si nga paga, pasaporta diplomatike, lehtësirat në dogana etj. Në këtë kuadër deputetë mund të trajtohen edhe si të pastrehë duke përfituar kredi si të varfrit. Në vitin 2010, qeveria “Berisha” do të merrte një vendim për dhënie me kredi me intereszero për ministrat, politikanët dhe zyrtarët e lartë, duke i përfshirë në kategorinë e personave që jetojnë në kushtet jonormale të strehimit.

Presidenca e BE, Bushati i telefonon Venizellosit

Postuar në 09 Janar, 2014 08:09

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka zhvilluar sot një telefonatë me homologun grek, Evangjelos Venizelos. Siç informon vetë shefi i diplomacisë shqiptare në faqen e tij në Facebook, midis dy homologëve u zhvillua një bisedë, e cila pati në fokus prioritetet e Presidencës se BE dhe rolin e Shqipërisë në nismën adriatiko-joniane +EUSAIR”.“

“Bisedë telefonike me homologun grek Venizelos për prioritetet e Presidencës së BE-së dhe rolin e Shqipërisë në nismën adriatiko-joniane +EUSAIR”, shkruan Bushati në Facebook.

LSI kërkon ta kthejë në një vit festimesh 70-vjetorin e Çlirimit

Postuar në 09 Janar, 2014 08:08

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga Qeveria ngritjen e një Komisioni të Posaçëm që të merret me përgatitjen e vendit për 70-vjetorin e çlirimit të Atdheut nga okupatori nazist duke i dhënë rëndësinë e veçantë festimeve me këtë rast.  

Motra e Danjela Meçollarit: E dinim për lidhjen intime, Bashkimi e dhunonte

Postuar në 09 Janar, 2014 08:07

Familjarët e Danjela Metollarit, madje edhe bashkëshorti i saj ishin në dijeni të lidhjes që 30 vjeçarja kishte me Bashkim Latollarin, njeriun që do t’i merrte jetën. Dëshmia jepet nga motra e Danjela Meçollarit, e cila dy ditë pas ngjarjes makabre në Gjonomadhë të Korçës, ku 2 çifte bashkëshortësh u ekzekutuan nga dora e një personi të vetëm, rrëfen se motra e saj ndihej vazhdimisht e kërcënuar dhe e dhunuar nga Bashkim Latollari.

2014, sprova e ekonomisë

Postuar në 09 Janar, 2014 08:06

Ekspertët mendojnë se ekonomia ndodhet në udhëkryq dhe viti 2014 është një testi fortë, që do të përcaktojë të ardhmen e saj. 

Për Arben Malajn, ky është viti i fundit kur Qeveria ka luksin ta stimulojë ekonominë me borxh. 

Hyn në fuqi mekanizmi për pezullimin e vizave

Postuar në 08 Janar, 2014 15:53

Më 9 janar hyn në fuqi mekanizmi pezullues, sipas rregullores së ndryshuar të vizave që miratoi muajin e kaluar Këshilli i BE-së. 

Vendimi siguron që një shtet anëtar t'i kërkojë Komisionit Europian pezullimin e lëvizjes së lirë për një vend përfitues të regjimit pa viza, nëse përballet me një situatë emergjente, kur përgjatë 6 muajve vërehet: 

Rritje e menjëhershme dhe domethënëse e numrit të emigrantëve të paligjshëm;  të kërkesave të pabazuara për azil; apo të refuzimit të kërkesave për riatdhesim, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara