Motra e Danjela Meçollarit: E dinim për lidhjen intime, Bashkimi e dhunonte

Familjarët e Danjela Metollarit, madje edhe bashkëshorti i saj ishin në dijeni të lidhjes që 30 vjeçarja kishte me Bashkim Latollarin, njeriun që do t’i merrte jetën. Dëshmia jepet nga motra e Danjela Meçollarit, e cila dy ditë pas ngjarjes makabre në Gjonomadhë të Korçës, ku 2 çifte bashkëshortësh u ekzekutuan nga dora e një personi të vetëm, rrëfen se motra e saj ndihej vazhdimisht e kërcënuar dhe e dhunuar nga Bashkim Latollari.
Në një prononcim për mediat ditën e sotme motra e Danjelës, Miranda tregon se të gjithë familjarët e saj kishin frikë nga Bashkimi dhe për këtë arsye nuk mund ta denonconin. Ajo tregon gjithashtu se Danjela e donte Bashkimin, por nuk pranonte të divorcohej për hir të fëmijëve, ndërsa shton se fëmija 4-vjeçar nuk është i bashkimit por i Belimonit, bashkëshortit të Danjelës. Sipas saj, ky i fundit është shkaktar i vërtetë i tragjedisë, pasi luante bixhoz dhe shiste çdo gjë në shtëpinë e motrës së saj.
Gjithashtu, familjarët e Daniela Meçollarit kanë kërkuar nga drejtësia të japë dënim maksimal për Bashkim Latollarin, në të kundërt ata do të hakmerren vetë.
SHQIP
Add new comment