Topalli del në mbrojtje të Mziut: U arrestua si terrorist

Postuar në 09 Janar, 2014 15:43

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka dalë publikisht në mbrojtje të kryetarit të bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, përfaqësues i PD-së, duke thënë se qeveria e arrestoi sikur të ishte terrorist. Sipas saj qeveria e re po tregon hakmarrje ndaj opozitës. Ndërkohë ajo e cilëson qeverinë e re si  një bandë që ka ligj tritolin. Komentet Topalli i bëri në faqen e saj në facebook. Ajo rendit të gjitha akuzat e saj për qeverinë e re:

“Ne nuk kemi një qeveri që qeveris , por një bandë, që për ligj njeh tritolin e për drejtësi njeh shtetin policor! Hakmarrja dhe urrejtja është buka e tyre e përditshme! Vetëm brenda pak ditëve në një akt terrorist, është vendosur tritol pas derës së shtëpisë së Kryetari të PD të Pogradecit! Me brutalitet e dhunë është arrestuar , sikur po kapnin një terrorist, Kryetari i PD të Kamzës! Si në format e egra të sigurimit të shtetit ,shpifin e trillojnë për bashkëshorten e kryetarit të Kamzës!

Pasi i mohuan pjesës më vulnerabël të shoqërisë ,asistencën dhe ndihmën ekonomike për disa muaj, Shtynë edhe rrogat dhe pensionet për punonjësit e administratës!

Poshtërojnë dhe frikësojnë çdo ditë njerëzit me gjoba, për të cilat shumë herë ato nuk dinë asnjë gjë! Krimi e vrasjet e kryera herë nga maskat , herë nga “babagjyshët”, herë nga “ushtarakët” , herë pa maska kanë terrorizuar shoqërinë! Çdo ditë hidhen në rrugë punonjës të devotshëm të administratës! Fshehin e mbajnë mister çdo vendim të ministrive dhe qeverisë.

Ku po rrëshqet vendi ynë?!!! Ne duhet ti dalim zot vendit e qytetarëve! Ne duhet të përgatitemi! Qytetarët duhet të ngrihen të mbrojnë të drejtat e liritë e tyre!”, shkruan Topalli.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.