Musliu: Qeveritarët tanë 100 mijë euro i harxhojnë për ski. Lugina është çështje kombëtare, jo humanitare

Në Luginën e Preshevës janë fyer me shumën prej 100 mijë eurosh të caktuar si ndihmë pas mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës.
“100 mijë eurot e Thaçit dhe Ramës nuk dalin as për “Gillete” (pa llogaritur shkumën) për studentët shqiptare nga Lugina në Prishtinë e Tiranë të përzënë nga Serbia, të cilëve nuk ju është hapur universitet në Preshevë”, kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” liderët nga Lugina
Jonuz Musli, kryetar i Kuvendit ë Bujanocit dhe ish-drejtues politik i SHP të UCPMB-së, shprehet se qeveritarët shqiptarë 100 mijë euro i harxhojnë vetëm për ski.
“Paratë e ndara nga dy shtetet janë më shumë per hajgare, meqë nje anëtar i qeverive mund t’i harxojë për ski diku në Slloveni kaq para. Këte shumë parash mund ta jap sot edhe çdo emigrant, që në fakt edhe kanë dhënë mbi 100 mijë franga për Kosovën. Lugina e Preshevës nuk eshte bërë për mëshirë, është një çështje serioze kombëtare e jo humanitare. Në Prizren pa prezencën e Preshevës dje eshte fyerje Lidhja e Prizrenin”, shprehet z. Musliu për “Presheva Jonë”.
Tema
Add new comment