Denoncimi i 13-vjeçares, Shërbimi Social Rajonal e merr në mbrojtje

Postuar në 12 Janar, 2014 15:21

Dy ditë pasi denoncoi të atin se e kishte përdhunuar nënë kërcënimin e një thike, 13-vjeçarja M.L. nga fshati Lekaj, i Lushnjës është marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social Rajonal.

Pas apelit të vajzës dhe gjyshit të saj drejtuar shtetit, ky shërbim në bashkëpunim edhe me autoritetet vendore po hartojnë një plan afatgjatë për t`u kujdesur për të miturën.

Vajza denoncoi të atin në komisariatin e Lushnjës, e shoqëruar nga daja dhe gjyshi i saj, duke pretenduar se ishte përdhunuar dy herë prej tij. 13-vjeçarja ka deklaruar se nën kërcënimin e thikës, i ati i saj Bashkim Leka e ka përdhunuar ndërsa e ka paralajmëruar se do tavriste nëse tregonte për ngjarjen. Historia e tmerrshme ka nisur në nëntor të vitit të kaluar, kur gjyshi i saj kishte shkuar për vizitë tek e bija dhe 13-vjeçarja ndodhej në shtëpi vetëm me të atin. Sipas vajzës, i ati e përdhunuar për herë të dytë në muajin dhjetor, duke i kujtuar sërish kërcënimin me vdekje. Ndërkohë vajza ka rrëfyer për uniformat blu se ka pasur marrëdhënie seksuale me tre të rinj të fshatit Lekaj, nga të cilët njëri kishte ushtruar dhunë.

Policia e Lushnjës ka prangosur Bashkim Lekën, si dhe: Bertol Leka 26-vjeç, Fatjon Gashi 24 vjeç dhe minorenin A. Leka 14 vjeç, që të tre banues në fshatin Lekaj.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.