Ekzekutohen Gjepali dhe Fici

Dy të burgosur që po ktheheshin nga leja për në burgun e Peqinit janë ekzekutuar në një atentat në afërsi të Rrogozhinës.
Viktimat sipas policise janë Astrit Gjepali dhe Halil Fici, dy emra të njohur të botes se krimit, të dy nga Durresi. Paraprakisht deklarohet se objekt i atentatit ka qene Gjepali, autor i te pakten 5 vrasjeve, mes te cilave dhe ajo e nje punonjesi policie ne sherbim. Astrit Gjepali ishte denuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Durresit per krimet e vitit '97 dhe po kthehej pas nje leje disaditore ne vendin e kryerjes se denimit, por mbi automjetin
Vrasje
Vrasësi i Korçës kërkon mëshirë
Korçë, përcillen 4 viktimat
Vrasje e katërfishtë në Korçë
me te cilin udhetonte eshte qelluar me bresheri automatiku.
Nderkohe ne vendngjarje kane mbetur te plagosur edhe dy persona qe ndodhen ne spitalin e Durresit, nje prej te cileve deklarohet te kete qene ne automjet. Ai mendohet se eshte djali i Halil Ficit, ndersa tjetri nje person i rastesishem qe nuk ka lidhje me ngjarjen. Halil Fici i njohur si nje nga drejtuesit e bandes se Ben Camit i akuzuar per trafik e shperndarje narkotikesh ne Itali. Policia ka ngritur postoblloqe te shumta ne rrugen nacionale, por ende nuk ka te dhena per autoret.
Mbi 20 plumba jane derdhur në automjetin e dy te burgosurve qe po ktheheshin pas lejes ne burg. Dyshimet e policise lidhen me ndonje hakmarrje te mundshme pasi njeri prej viktimave, Astrit Gjepali njihet per nje histori kriminale dhe vrasje.
Top channel
Add new comment