Memorial për 4 të vrarët e 21 janarit (video- Rama në Bulevard)

Postuar në 16 Janar, 2014 10:37

Tre vite më parë më 21 janar Edi Rama ishte në mesin e një turme të madhe protestuesh në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mu para zyrës ku sot ai ulet si kryeministër. Atë ditë nga të shtënat e Gardës u vranë katër nga protestuesit që kishin dalë atë ditë në shesh pas Ramës në një protestë kundër qeverisë së asaj kohe. Sot Rama kryeministër bëri një shëtitje në Bulevard vetëm pa turmën e protestuesve, por vetëm me peshën e kujtimit të asaj dite. Ai ka vendosur që të ngrejë katër memoriale në katër vendet ku u vranë protestuesit, që Rama I vizitoi sot një nga një. Memorialet janë të thjeshta, pa mbishkrime, jo të dukshme nga larg. Janë veëm katër pllaka në ngjyrë të argjendtë.

Memorialet vendosen në prag të vitit të tretë të përkujtimit të katër të vrarëve: Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Nuk dihet akoma se çfarë lëvizjesh do të bëjë qeveria e re për këtë ngjarje, tashmë që çështja në dyert e drejtësisë është mbyllur në Gjykatën e Apelit me dënimin e Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi, dhe ish-gardisti Agim Llupo. Të dy janë të lirë aktualisht.

E vetmja lëvizje e re nga qeveria e majtë është kërkesa e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja që të hetohen dy mjekët Sami Koceku dhe Alfred Gega për deklaratat që ata bënë atë ditë për vrasjet.

Mapo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.