Reforma territoriale, Konferenca e Kryetarëve shtyn ngritjen e komisionit

Postuar në 16 Janar, 2014 10:38

Konferenca e Kryetarëve ka shtyrë për të mërkurën tjetër vendimin për ngritjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale. Shkak për shtyrjen është bërë Partia Demokratike, e cila ka kërkuar kohë për t’u njohur me draftin.

Në fillim të mbledhjes, Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka njoftuar se tashmë ndodhet në Kuvend kërkesa për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale që sipas tij do të ketë dy bashkëkryetarë, një nga PS-ja dhe një nga PD-ja.

Por kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka e ka kundërshtuar këtë reformë.

“Nuk e kemi marrë dokumentin për ngritjen e komisionit për reformën territoriale. Ne duam reformë, por nuk është forma e duhur ajo që është ndjekur deri tani. Grupi i punës duhet të ishte ngritur me të dyja palët, pasi ne kemi rezervat tona, nuk mund ta propozojë vetëm Partia Socialiste. PS është një parti që nuk respekton marrëveshjet, ashtu siç ndodhi edhe me statusin e nëpunësit civil” është shprehur Paloka.

Sesioni i ri parlamentar hap punimet ditën e hënë, më 20 janar ndërsa në këtë sesion dy nga sfidat e rëndësishme do të jenë reforma territoriale dhe ajo në drejtësi. / ORA

Dita

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.