Arkiv-Lajme të përditësuara
Të pushuarit nga administrate, protestë para Kuvendit.
Të pushuarit nga puna në administratën publike, organizuan te enjten, nje proteste paqesore ku kërkuan nga qeveria të rikthehen në punë.
Drejtues të shoqatës së të shkarkuarve nga puna, pohuan se,“protesta paqësore do vazhdojë derisa qeveria të ndryshojë qëndrim, përsa i përket punonjësve të pushuar nga administrata publike, si dhe te respektoje vendimet e gjykatës për kthimin në punë të punonjësve.
Sarandë, qëllohet me armë shefi i Antidrogës.
Qëllohet me armë ndaj shefit të antidrogës në policinë e Sarandës. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Brendshme.
Sipas Ministrise se Brendshme ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në hyrje të fshatit Shëndëlli. Shefi i Antidroges mësohet se ka qënë në një opreacion kundër trafiqeve bashkë me shtatë efektivë policie.
Aksioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në ora 22.30. Gjatë këtij aksioni mësohet se pavarësisht sulmit me armë nuk ka pasur persona të lenduar.
Ilaçet pa TVSH, farmacitë në kaos për ndryshimin e cmimit dhe rimbursimin e mallit stok.
Dy ditë pas heqjes së TVSH-së për ilaçet, farmacitë e kryeqytetit janë në kaos. Farmacistët nuk kanë asnjë informacion se si do të veprohet me stokun e barnave që kanë në farmaci e që janë të përllogaritura me çmimin e TVSH-së.
Ndërkohë që, duke marrë në konsideratë “terrin informativ”, po vijojnë t’i shesin 10% më shtrenjtë ilaçet, ndonëse prej datës 1 prill kjo vlerë duhej të zbritej.
Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se tashmë është miratuar një udhëzim për deklarimin e mallit stok të farmacistëve.
Goditi bashkëshortin me gurë për xhelozi, nën hetim 25-vjeçarja.
Një 25-vjeçare është vënë nën hetim nga organi i akuzës së qytetit juglindor pas konfliktit që pati me bashkëshortin e saj mbrëmjen e së martës kur për motive xhelozie e ka goditur me gurë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në fshatin Liqenas të rrethit të Korçës.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku, dje bënë me dije se ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 25- vjeçares E.M..
Tiranë, makina përplaset me motorin, në gjendje të rëndë një person.
Një person ka mbetur i plagosur sot në mbrëmje gjatë një aksidenti rrugor.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth sot ores 19: 20, pranë Rrugës së Dibrës, pasi një makinë u përplas me njëmotor.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet segjendja e të plagosurit paraqitet kritike për jetën. Tashmë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Përleshje me thika në Tiranë, plagoset 24-vjeçari.
Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre në Tiranë.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pranë “Inxhinierisë së Ndërtimit”, ku sherri mes dy të rinjve ka ardhur në rritje e më pas ka degjeneruar në plagosje me thikë.
Në këtë ngjarje mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi E. Maçellari. 24 vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Protesta para ambasadës në Tiranë, digjet flamuri grek.
Disa anëtarë të grupimit “Lëvizja Reago për Drejtësi” protestuan përpara ambienteve të ambasadës së Greqisë në Tiranë në shenjë reagimi ndaj humbjes së jetës të 42 vjeçarit shqiptar në burgjet greke. Duke marrë shkas nga vdekja e Ilia Karelit, të rinjtë aktivistë bënë thirrje për drejtësi dhe respektim standardesh në institucionet e vuajtjes së dënimit. Ata në shenjë simbolike dogjën përpara medias një flamur të shtetit grek.
Ministria e Drejtësisë: Të zbardhet pa vonesa, vrasja e shqiptarit në burgun grek.
Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhjen e saj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi, me pasojë humbjen e jetës së shtetasve Jorgos Cironis dhe Ilia Kareli, i cili vuante dënimin në këtë burg.
Në deklaratën e saj për ngjarjen, Ministria e Drejtësisë dënon çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë, të burgosur në burgjet greke.
Dëshmia: 10 gardianë morën pjesë në masakrimin e Ilia Karelit.
Zbardhen detaje të reja lidhur me vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli, në një burg grek në veri të Greqisë. Dëshmi të reja bëjnë me dije se shefi i gardianëve të burgut të Nigritas, at ku mendohet se është dhunuar Kareli, ka pranuar se e ka torturuar të dënuarin shqiptar.
Hari Konsolidis ka thënë gjatë dëshmisë se bashkë me të kanë qenë dhe 9 roje të tjerë. Nga këta shtatë vetë kanë mohuar një gjë të tillë.
Ligji i ri, Xhihadi jashtë Shqipërisë dënohet me 10 vjet burg.
Çdo person, te cilit i provohet pjesëmarrja ne lufte ne nje shtet tjeter, pa patur shtetësinë apo vendbanimin e atij shteti ku zhvillohen luftime dhe pa qenë pjesë e formacioneve të rregullta ushtarake, rrezikon denimin deri ne 10 vite burg.
