Përleshje me thika në Tiranë, plagoset 24-vjeçari.

Dy të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej tyre në Tiranë.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pranë “Inxhinierisë së Ndërtimit”, ku sherri mes dy të rinjve ka ardhur në rritje e më pas ka degjeneruar në plagosje me thikë.
Në këtë ngjarje mësohet se ka mbetur i plagosur shtetasi E. Maçellari. 24 vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Policia ka arrestuar një person të dyshuar si autor të plagosjes, ndërsa po vijojnë hetimet për të dhënë detaje të tjera, për zbardhjen e ngjarjes.
Add new comment