Sarandë, qëllohet me armë shefi i Antidrogës.

Postuar në 03 Prill, 2014 03:17

Qëllohet me armë ndaj shefit të antidrogës në policinë e Sarandës. Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Brendshme.
Sipas Ministrise se Brendshme ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në hyrje të fshatit Shëndëlli. Shefi i Antidroges mësohet se ka qënë në një opreacion kundër trafiqeve bashkë me shtatë efektivë policie.

Aksioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në ora 22.30. Gjatë këtij aksioni mësohet se pavarësisht sulmit me armë nuk ka pasur persona të lenduar.

I dyshuar për sulmin me armë mësohet se është shtetasi Taulant Gjini, i cili tashmë është shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Në ngjarje kanë marrë pjesë edhe tre persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.