Dëshmia: 10 gardianë morën pjesë në masakrimin e Ilia Karelit.

Postuar në 02 Prill, 2014 12:51

Zbardhen detaje të reja lidhur me vdekjen e shqiptarit Ilia Kareli, në një burg grek në veri të Greqisë. Dëshmi të reja bëjnë me dije se shefi i gardianëve të burgut të Nigritas, at ku mendohet se është dhunuar Kareli, ka pranuar se e ka torturuar të dënuarin shqiptar.

Hari Konsolidis ka thënë gjatë dëshmisë se bashkë me të kanë qenë dhe 9 roje të tjerë. Nga këta shtatë vetë kanë mohuar një gjë të tillë.

Sipas mediave greke kur Konsolidis mësoi se mbi të ishte lëshuar një mandat arresti ai tentoi të vriste veten, por është ndaluar nga kolegët e tij. Aktualisht shefi i gardianëve ndodhet në spitali psikiatrik të Serresit, nën mbikëqyrjen e policisë.
Kjo dëshmi bie në kundërshtim me versionin e dhënë më herët nga zyrtarët e burgut të Nigritas, aty ku Kareli u dërgua dy ditë pas vrasjes së gardianit në burgun e Malandrinos. Një ditë më parë Prokuroria lëshoi 8 mandat arreste për rojet e burgut dhe oficerët që dyshohet se kanë gisht në dhunimin e shqiptarit.
Gardianët e ndaluar të burgut të Malandrinos janë lënë të lirë. Në një reagim të saj ministria e drejtësisë ka dënuar dhunën me pasojë vdekjen ndaj shqiptarit Kareli. Në komunikatën për shtyp shprehet dhe keqardhja për humbjen e jetës të gardianit Cironis në burgun e Malandrinos.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.