Ministria e Drejtësisë: Të zbardhet pa vonesa, vrasja e shqiptarit në burgun grek.

Postuar në 02 Prill, 2014 12:52

Ministria e Drejtësisë shpreh keqardhjen e saj për ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Malandrinos në Greqi, me pasojë humbjen e jetës së shtetasve Jorgos Cironis dhe Ilia Kareli, i cili vuante dënimin në këtë burg.

Në deklaratën e saj për ngjarjen, Ministria e Drejtësisë dënon çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë, të burgosur në burgjet greke.

Ministria shqiptare thekson se duke besuar në marrëdheniet e mira të fqinjësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të drejtësisë të dy vendeve, dhe në zbatimin reciprok te ligjit dhe marrëveshjeve e konventave ndërkombëtare, veçanërisht ato me fokus respektimin e të drejtave të njeriut, Ministria e Drejtësisë shpreh besimin se reagimi i drejtësisë greke do të jetë i menjëhershëm përsa i takon zbardhjes së çështjes pa vonesë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.