Ligji i ri, Xhihadi jashtë Shqipërisë dënohet me 10 vjet burg.

Çdo person, te cilit i provohet pjesëmarrja ne lufte ne nje shtet tjeter, pa patur shtetësinë apo vendbanimin e atij shteti ku zhvillohen luftime dhe pa qenë pjesë e formacioneve të rregullta ushtarake, rrezikon denimin deri ne 10 vite burg.
Ky eshte nje nga ndryshimet e propozuara nga deputete e majte, ne kodin penal, i cili ka marre miratimin sot edhenga komisioni i Sigurise. Gjate prezantimit te propozimeve deputeti Armando Subashi, beri me dije se shkak per kete nisme jane bere zhvillimet e fundit, ku eshte raportuar se shtetas nga Shqipëria marrin pjese apo edhe kane humbur jetën ne luftimet ne Siri.
Por, megjithese ka qene pro propozimeve, deputeti Luan Rama ka propozuar qe ndërhyrjet ne kod duhet te behen ne baze te nje studimi te miremenduar.
Ne fund te mbledhjes deputeti i PD-së Flamur Noka kerkoi nga kryetari i komisionit te fuse nerend te ditës, thirrjen ne komision te kryetarit te Shërbimit Informativ shteteror Visho Ajazi, kerkese kjo qe eshte pranuar nga kryetari Braho. Raportimi i pritshëm i kreut te SHISH-it, Visho Ajazi Lika, para deputeteve nënkupton fakton se ai tashme eshte pajisur me certifikatën e sigurisë.
Add new comment