Të pushuarit nga administrate, protestë para Kuvendit.

Të pushuarit nga puna në administratën publike, organizuan te enjten, nje proteste paqesore ku kërkuan nga qeveria të rikthehen në punë.
Drejtues të shoqatës së të shkarkuarve nga puna, pohuan se,“protesta paqësore do vazhdojë derisa qeveria të ndryshojë qëndrim, përsa i përket punonjësve të pushuar nga administrata publike, si dhe te respektoje vendimet e gjykatës për kthimin në punë të punonjësve.
“Jemi këtu për t’u bërë të ditur deputetve, që të vlerësojnë çeshjen tonë, pasi të larguarit nga puna nuk kanë marrë akoma një përgjigje nga kjo qeveri, apo nga Kuvendi”, jane shprehur ata.
Add new comment