Arkiv-Lajme të përditësuara
Serveri i tatimeve, Kushtetuesja pranon kërkesën e PD për Komisionin Hetimor.
Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e një grupi hetimor për ndërhyrjet në serverat e tatimeve.
Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese,pas shqyrtimit të materialeve është vendosur që të pranohet kërkesa e deputetëve të PD, duke i hapur rrugë kështu ngritjes së komisionit.
Identifikohet kufoma në Mallakastër, viktima nga Vlora dyshohet se u vra për drogë.
Policia ka identifikuar kufomën që u gjet dje në ujërat e lumit Vjosa në Mallakastër.
Viktima është shtetasi Roland Maçi nga Vlora, baba i dy fëmijëve dhe i dënuar më parë për trafik droge.Gruaja e viktimës ka bërë edhe identifikimin e tij pasi më datën 26 mars kishte bërë kallëzim për zhdukjen e bashkëshortit të saj.
Roland Maçi u gjet i vrarë mesditën e djeshme, poshtë urës së Poçemit në Mallakastër nga një banor i zonës.
Fushë Krujë, ekzekutohet me armë i kërkuari për vrasje, u la i lirë nga Gjykata.
Vritet me armë zjarri në Tapizë të Fushë Krujës, shtetasi Gjin Nika, person i kerkuar nga drejtesia per vrasje dhe plagosje me arme.
Viktima është qëlluar me armë pas mesnatës dje ka mbetur i vdekur në një atentat të mirëorganizuar ndaj tij.
Pasi kanë vrarë të kërkuarin mesohet se autorët janë larguar me motorr nga vendi i krimit.
Gjin Nika ishte liruar nga gjykata e Apelit Tiranë një muaj më parë. Viktima e atentatit te ndodhur pas mesnate njihej edhe si biznesmen kromi pasi kishte në pronësi të tij një galeri në Bulqize.
Panik në Gjirokastër, mësuesi i vë flakën vetes me benzinë.
Ngjarje e pazakontë në një shkollë të Gjirokastrës.
Policia njofton se një mësues i ka vënë flakën vetes duke terrorizuar nxënësit, ndërsa kolegët e tij kanë ndërhyrë për të shuar flakët. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shkollën Industriale të Gjirokastrës. Rreth orës 08:00 të mëngjesit, mësuesi Laze Harshova, rreth 60 vjeç ka lyer veten me benzinë në ambientet e shkollës dhe më pas i ka vënë flakën vetes.
Ka qenë ndërhyrja e stafit pedagogjik për të shuar flakët. Mësuesi u transportua në spital, pasi kishte pësuar dëmtime në fytyrë.
Shijak, akuzohet për përdhunimin e një të miture, pranga 27-vjeçarit.
Një 27-vjeçar është vënë në pranga nën akuzën e përdhunimit të një të miture ditën e sotme në Shijak. Policia bën me dije se ka arrestuar A.L 27 vjeç i cili është denoncuar nga një vajzë 15-vjeccare.
Sipas policisë vajza është larguar nga shtëpia me një bashkëfshatar dhe ka bërë denoncimin pak ditë pas rikthimit në shtëpi. Në pranga është vënë edhe një person tjetër A.T 33-vjeç i cili ishte në dijeni të krimit të kryer.
Lushnjë, sherr mes kushërinjve, qëllohet me sëpatë 15-vjeçari
Një 15-vjeçar është plagosur rëndë pasditen e sotme në Lushnje, pasi u qëllua me sëpatë nga kushëriri i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zhamë të Lushnjes, ku 15-vjeçari E.S. është qëlluar me sëpatë nga djali i xhaxhait pas një konflikti.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur për motive pronësie, pasi familjet e tyre janë në konflikt për një pronë.
Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim, ndërsa 15-vjeçari i plagosur u dërgua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, për kurim më të specializuar.
Berisha akuza Ramës: Marrëveshja me FMN, skenari i Papandreut.
Parlamenti është përfshirë prej gati 10 orësh në një debat lidhur me marrëveshjen e qeverisë me Fondin Monetar ndërkombëtar, e cila parashikon lëvrimin e një kredie të butë prej 331 milionë eurosh. Sipas opozitës kjo marrëveshje do të kërkojë rritje të rejataksash dhe do të rëndojë mbi qytetarët. Ndërkohë përfaqësues të qeverisë argumentuan se kjo marrëveshje do të sjellë një çlirim të ekonomisë dhe gjallërim të klimës së biznesit.
Maqedoni, zbulohet droga vdekjeprurëse “Explosion”.
Për drogat e rrezikshme sintetike deri tani kemi lexuar në portalet e huaja të internetit, këto ditë një pjesë e tyre, u zbulua edhe në Maqedoni.
Gjurmët e para çojnë në Manastir.Policia gjatë një kontrolli rutinë zbuloi një pluhur të bardhë, për të cilin analizat treguan se është një narkotik i rrezikshëm, i njohur me emrin ‘Explosion’.
Ndër efektet tjera të padëshirueshme tek përdoruesit, shkakton agresion, hiperaktivitet dhe papërgjegjësi.
Shkolla e Policisë, qeveria miraton uljen e pragut të pranimeve.
Një vendim i qeverisë shqiptare i datës 2 prill ka vendosur uljen e pragut të pranimeve në policinë e shtetit.
Vendimi i qeverisë bën një ndryshim në rregulloren e pranimit të punonjësve të rinj në policinë e shtetit.
Ndryshimi parashikon pranimin në polici të kandidatëve që plotësojnë në mënyrë të saktë 50 për qind të pyetjeve të testimit.
Më parë, rregullorja parashikonte pranimin e kandidatëve që plotësojnë 60 për qind të testimit në mënyrë të saktë.
Kuvend-Meta: Marrëveshja me FMN-në sipas nenit 156 të Kushtetutës.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta sqaroi procedurën që po ndiqet sot në parlament në shqyrtimin e marrëveshjes financiare me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
“Do ju ftoja të jemi konstruktivë lidhur me procedurën që po ndiqet. Qeveria e ka sjellë marrëveshjen referuar nenit 156 të Kushtetutës, që thotëse ‘shteti mund marrë e të garantojë hua dhe kredi financiare kur autorizohet me ligj”, iu drejtua Meta deputetëve të opozitës.