Arkiv-Lajme të përditësuara
Korçë, e mbyll nëna në banesë, bie nga kati i pestë 13-vjeçarja.
Një vajzë 13 vjecare ka rënë nga kati i pestë i pallatit në Korçë pasi tentoi të zbriste me litar nga banesa ku e kishte mbyllur nëna e saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.6 të Korçës, ndërsa e dëmtuara është shtetasja me iniciale K.D.
Policia ka thënë se vajza ishte mbyllur në banesë nga nëna e saj.
Në mungesë të mundësisë për të dalë nga shtëpia, vajza ka përdorur carçafët dhe ka tentuar të dalë nga dritarja por ka rënë nga pesë kate lartësi.
E mitura mësohet se është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Vrau vjehrrin se dhëndërri i rrahu motrën, 14.8 vjet burg autorit.
Gjykata e Shkodrës dënoi me 14 vjet e 8 muaj burg shtetasin Ermir Gjergji, I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit penal.
Séance u zhvillua pa praninë e mediave dhe u kryesua nga trupa gjykuese e përbërë prej gjyqtarëve: Arbër Çela, Erjon Bani dhe Aleks Nikolli.
Autori i vrasjes së vjehrrit të motrës, në 23 tetorin e 2013-ës në fshatin Gur i Zi, kërkoi mëshirë nga trupi gjykues pasi ka pranuar vrasjen dhe u shpreh se është penduar për veprën e kryer.
Hetimi për shkarkimet në polici, Burgaj: Firmosa 15 lëvizje, mbaj përgjegjësi.
Komisioni hetimor për largimet, lëvizjet dhe emërimet në policinë e shtetit është mbledhur sot duke marrë në pyetje disa prej zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të këtij sektori.
Komisioni i filloi punimet rreth orës 14:00. Në hyrje të seancës ka pasur debate mes kreut të këtij komisoni Arben Ristani dhe deputetitsocialist Taulant Balla lidhur me praninë e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ne mbledhje.
Albpetrol dyfishon prodhimin e naftës, kalon në buxhetin e shtetit mbi një miliardë lekë.
Shoqëria Albpetrol sh.a ka zhvilluar këto ditë analizën e punës së tremujorit të parë të vitit 2014, i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm. Gjatë kësaj periudhe shoqëria ka përfunduar procesin e ristrukturimit, ka fuqizuar pozitat financiare dhe ka kontribuuar ndjeshëm në buxhetin e shtetit dhe mbi të gjitha ka rritur prodhimin e naftës nga vetë shoqëria.
Fushë Krujë, arrestohet me 21 kallëpe tritoli trafikanti i eksplozivit.
Arrestohet nga policia një person i dyshuar për tregtim dhe trafikim lëndësh eksplozive.
Policia ka bërë të ditur sepas një aksioni të zhvilluar në Fushë Krujë, është bërë e mundur të arrestohet duke tregtuar lëndë eksplozive 45 vjeçari Marjan Gjergji nga Rubiku.
Policia njoftoi se të dyshuarit në momentin e arrestimit iu sekuestruan 15 kallëpe tritoli, dhe 7 dinamiti.
Sipas burimeve zyrtare të policisë Marjan Gjergji, pjesë e një grupi trafikantësh të lëndëve eksplozive.
Dhunohet busti i Ahmet Zogut në Tiranë.
Autorë ende të paidentifikuar kanë tentuar gjatë orëve të natës të rrëzojne bustin e Ahmet Zogut, i cili është vendosur rreth dy vjet më parë nga Qeveria Berisha në bulevardin e kryeqytetit.
Ditën e sotme, është konstatuar se disa kavo çeliku jane lidhur perreth shtatores, duke qendruar aty deri ne oret e mesdites,nderkohe qe ky gjest eshte konsideruar si nje akt provokativ per shkak se veprimet dyshohet se jane kryer duke gdhire date shtatë prill, e njohur ne histori si data e fillimit te pushtimit italian te Shqiperise.
Nëna e Ilia Karelit tregon telefonatën e fundit: Më tha “nënë, nuk do flasim për disa kohë”.
Nëna e Ilia Karelit, ka treguar bisedën e fundit telefonike që ka pasur me djalin e sja nga burgu grek një ditë para se ai të gjendej pa jetë në qelinë e tij në Greqi.
Sipas nënës së emigrantit shqiptar të masakruar në Greqi, biseda e fundit ka qenë në datën 25 mars 2014, pasi kishte vrarë gardianin grek.
“Më mori në telefon dhe më tha, O nënë, si je, cfarë po bën”, tregon nëna e moshuar e Ilia Karelit.
Ajo tregon se djali kishte parandjerë se dicka do të ndodhte dhe e ka paralajmëruar se nuk do të flisnin më për disa ditë.
Rama në Vlorë: Do realizojmë ndryshimin për të cilin morëm votën më 23 Qershor.
“Do të realizojmë ndryshimin që njerëzit kërkuan në 23 qershor që padyshim nuk është ndryshimi i një ngjyre me një tjetër por ndryshimi i vendit, ndryshimi i modelit qeverisës, i marrëdhënieve mes individit dhe shtetit ,dhe cilësisë së jetës”. Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij prezantuese të Prefektes së re të Vlorës Etjona Hoxha.
Në vlerësimin e tij, kemi të bëjmë me një proces që pa pikë dyshimi është shumë i vështirë dhe që do të ketë hatërmbetje apo gabime por ne duhet të kem aftësinë të vetëkorigjojmë gjithçka që gjatë rrugës nuk shkon siç duhet.
Operacioni “Ura e Vjetër” në Kurbin, sekuestrohen 35 kg kanabis.
Finalizohet me sukses operacioni “Ura e Vjeter”, ku nga sherbimet e Drejtorise se Policise Qarkut Lezhe, Seksioni i Luftes Kundra Narkotikeve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Gjok Kalthi, vjec 32, banues në Bushkash, Mat; Gjon Kalthi, vjec 26, banues në Bushkash, Mat; Agustin Marku, vjec 34, banues në Rubik, Mirditë dhe Tonin Doda, vjec 37, banues në Kulme, Mirditë (i denuar më parë në Greqi për shperndarje të lendëve narkotike).
Korcë, 17-vjecarja me të dashurin, vjedh banesën e babait.
Një vajzë 17-vjeçare nuk është menduar dy herë për dëmin që mund ti shkaktojë babait të saj, por bashkë me të dashurin 21 vjeç ka vjedhur në shtëpinë e babait aq para sa ka mundur të gjejë për momentin.
Ngjarja është shënuar në qytetin e Korçës, ku shtetasja N.G 17 vjeç dhe i dashuri i saj B.J 21 vjeç kanë vjedhur në shtëpinë e shtetasit A.G babai i 17 vjeçares një shumë prej 1500 000 lekësh.
Denoncimi për humbjen e parave është bërë nga babai i 17 vjeçares dhe pas hetimit ka rezultuar se ka qenë vetë vajza që në kohë të ndryshme ka vjedhur prindërit e saj.