Arkiv-Lajme të përditësuara
Ligjet miratojnë kredinë për rrugën Tiranë-Elbasan-Qafë Plloçë.
Me konsensus, anëtarët e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratuan projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë e Plloçës”.Në emër të Ministrisë së Financave, znj. Tole u shpreh se qëllimi i miratimit të kësaj marrëveshjeje është zhvillimi i financimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë Pllocë.
Basha: Domosdoshmëri të rikthehet në pushtet Partia Demokratike.
Ardhja e të djathtëve në qeverisjen e vendit sërish mbetet një kërkesë e vazhdueshme e Partisë Demokratike.
Arrestohet 34 vjecari, autor i 10 vjedhjeve me dhunë në butiqet e Tiranës.
Policia ka vënë në pranga një 34 vjecar i cili akuzohet se ka kryer disa vjedhje me dhunë në dyqanet e kryeqytetit.
Operacioni i bluve të komisariatit nr.3 të policisë në Tiranë i quajtur “BUTIKU”, ka vënë në pranga Emilent Fatmir Dhepa, 34 vjec I shpallur në kërkim si autori i disa vjedhjeve, i dënuar me parë për “Vjedhje me dhunë”.
Në sajë të hetimi disa mujor në ngarkim të tij, u dokumentua tërësisht implikimi në 10 vjedhje me dhunë i cili i realizonte nën kërcenimin e armës, në kohë e vende të ndryshme në qarkun e Tiranës.
Sherr mes të rinjve, vritet 18-vjeçari në Malësi të Madhe.
Vritet një 18 vjeçar në një konflikt mes disa të rinjsh në Malësinë e Madhe.
Policia ka thënë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajzë të Komunës Kastrat të Rrethit Malësi e Madhe.
Njoftohet se 18 vjeçari Kristjan Kaçaj ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës gjatë ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa i plagosur dhe jashtë rrezikut për jetën është kushëriri, Mirash Kaçaj, 24 vjeç.
Policia ka thënë se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është Marjan Lepuri, i cili pasi ka debatuar me dy të rinjtë.
Ai ka goditur viktimën me thikën të cilën e mbante me vete.
Gjirokastër, sekuestrohen 150 kg mariuanë, në kërkim transportuesi.
Në vijim të operacioneve antidrogë të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Sektori Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me strukturat e tjera të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër , një tjetër operacion antidrogë i koduar “Pacarela” është zhvilluar në mesnatë në aksin rrugor Gjirokastër _Tepelenë.
Një automjet tip Benz me targa fallco , që drejtohej nga shtetasi S.K, nga Fieri ,po lëviste me shpejtësi në aksin rrugor Gjirokastër Tepelenë , ku transportonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike Mariuanë të blerë në fshatin Lazarat.
Dhunë absurde. Rreh babanë pse i hëngri pjesën e byrekut. “Kam denoncuar disa herë, por asgjë nuk ka ndryshuar
Dhuna prej kohësh është bërë pjesë e përditshmërisë, por përhpja e saj po nxjerr në pah edhe absurditetin e shkaqeve. “Shqiptarja.com” njofton për një ndodhi të “zakonshme” në zonën e Farkës, ku një 24-vjeçar ka keqtrajtuar deri në gjendje të fikëti të atin e tij 62-vjeçar. Si shkak për këtë dhunë brenda familjes jepet shkaku fare i pabesueshëm se, i ati i paska mgrënë pjesën e byrekut djalit, që është irrituar jashtë mase dhe me këtë rast nuk ka munguar “ta bëjë shembull babanë”. Çështja ka shkuar deri në polici dhe gjykatë që ka dhënë një urdhër mbrojtjeje.
Policia greke kthen zemrën e Ilia Karelit: Iu hoq për autopsinë!.
Autoritetet greke pranojnëse Ilia Karelit, shqiptarit të vrarë në burg nga gardianët, i është hequr zemra.
Nën pretekstin e heqjes së zemrës për autopsi, policiagreke ka njoftuar Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe Konsullatën Shqiptare në Selanik nëpërmjet një faksi në lidhje me këtë fakt.
Zemra e shqiptatit te vrare ne menyre makabre ne burg mesohet se ndodhet ne morgun e Selanikut.
Përplasen dy motora në Tiranë, një i plagosur.
Aksident rrugor në Tiranë nga përplasja e dy motorëve. Ngjarja shkaktoi plagosjen e një 61-vjeçari pasditen e sotme.
Policia ka bërë të ditur se aksidenti ndodhi pranë një qendre tregtare, kur 2 motorë u përplasën me njëri-tjetrin.
Dyshohet se shkaku i përplasjes së mjeteve, ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën kanë qenë drejtuesit.
Një i ri që drejtonte motorinblu, u përplas, ndërsa 61-vjeçari ishte drejtuesi i motorit të bardhë.
Ky i fundit është dërguar në qendrën spitalore “Nënë Tereza” ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Arrestohet grabitësi i pesë butikëve në Tiranë.
Arrestohet një person i dyshuar për grabitjen e pesë dyqaneve të rrobave në kryeqytet.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës kanë thënë se më datë 8 prill 2014, në kuadër të operacionit “BUTIKU” nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, u bë arrestimi i personit në kërkim policor, i dyshuar si autori i vjedhjeve me dhunë në territorin e Kom.Pol.Nr.3, 1 dhe 4, shtetasit:Emilent Fatmir Dhepa, i datëlindjes 13.05.1977, lindur dhe banues në rruga “Jordan Misja” Tiranë.
Policia arreston ish tё dashurёn qё vrau biznesmenin.
Policia njoftoi se ka vёnё nё pranga 24 vjeçaren Mayka Kukucova, modelen sllovake e cila dyshohet se vrau biznesmenin Andreё Bush me tё cilin mё herёt kishte patur njё raport intim. Policia njoftoi se modelja u kap nё Nova Bosaca, rreth dy mijё milje nga skena e krimit. Duket se shkaku i vrasjes ishte xhelozia e saj pёr tё dashurёn e re tё biznesmenit, rusen 20 vjeçare MariaKorotaeva.