Arkiv-Lajme të përditësuara
Fier, 25-vjeçari dënohet javën e dasmës, babai: Lirojeni sa të martohet.
Nje 25-vjeçar nga Fieri, konkretisht shtetasi Rudjan Driza duhet të ishte duke bërë përgatitjet e fundit për ditën e tij të dasmës, e parashikuar për këtë fundjavë, por fatkeqësisht ai ndodhet pas hekurave të burgut, pasi u kap ngapolicia teksa udhëtonte pa kaskë me motorin e tij.
5-vjeçari u dënua me 10 ditë burg, duke bërë që edhe ditën e dasmës ta kalojë në qeli.
Aksident në Fier-Levan, një i vdekur, një i plagosur.
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin Fier-Levan, ku si pasojë një person ka gjetur vdekjen, ndërsa një tjetër është plagosur.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në afërsi të vendit Qafa e Kashovicës.
Policia bëri me dije se një mjet tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy persona që po qëndronin në anë të rrugës.
Burimet shtojnë më tej se, personat në fjalë kishin ndaluar për të riparuar motorin dhe njëri prej tyre ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa tjetri është dërguar në spital për mjekime.
Kamëz, makina përplas kalimtarin, drejtuesi largohet nga vendngjarja.
Aksident me pasojë plagosjen e një kalimtari në zonën e Institutit Bujqësor të Kamzës. Ngjarja ka ndodhur sot pranë Urës së Institutit. Një automjet i tipit Benz me targe AA 176, ngjyrë e errët, ka përplasur një qytetar, teksa kalonte rrugën. Sipas informacioneve që vinë nga policia, nuk dihen ende germat e fundit të targës.
Itali, bllokohen në Bari 42.9 ton mbetje plastike të dëmshme nga Shqipëria.
Në Bari të Italisë janë bllokuar sot 42.9 ton mbetje plastike nga Shqipëria.
Autoritetet kanë ndaluar edhe automjetet që po kryenin transportin, kanë bërë të ditur mediat italiane.
Në polici mësohet se është denoncuar edhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë italiane, ku po shkonin mbetjet. Sipas mediave italiane është konstatuar se materiali i transportuar nuk kishte të dhënat e kërkuara dhe për këtë arsye u cilësia si një “dërgesë ndërkufitare mbetjesh” jo e saktë, duke e cilësuar kështu si vepër penale të trafikut të paligjshëm të mbetjeve.
Tiranë, plagoset me armë 55-vjeçari, autori shpallet në kërkim.
Një person është plagosur me armë zjarri ditën e sotme në Tiranë.
Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur në Tufinë ndërsa autori i krimit është identifikuar.
Arif Theodhosi, 55 vjeç, ka mbetur i plagosur pasi u qëllua me armë.
Ai mësohet se është jashtë rrezikut për jetën në spital ndërkohë që policia ka nisur hetimet në lidhje me krimin.
Policia mesohet se eshte duke hetuar per nje konflikt te meparshem apo nje mosmarreveshje te castit me autorit dhe te demtuarit nga ngjarja e ndodhur me arme zjarri.
Kryeprokurori Llalla: Mbrojtja e të dhënave personale, detyrimi ynë.
Një tryezë për mbrojtjen e të dhënave personale të organizuar nga Prokuroria dhe BE, kryeprokurori Adriatik Llalla ka deklaruar se ka ende probleme me mbrojtjen e të dhënave të personave që janë në hetim.
“Kemi detyrim për mbrojtjen e këtyre të dhënave. Ka ende probleme me mbrojtjen e të dhënave të personave në hetim”, tha Lalla gjatë këtij aktiviteti.
Prokuroria kërkon 25 vite burg për “monstrën” Ardian Prrenjasi.
Në Gjykatën e Tiranës prokuroria paraqiti pretencën për shtetasin Ardian Prrenjasi. Organi i akuzës thase Prrenjasi duhet të dënohet me 25 vite burg pasi cilësohet se ka kryer veprën penale të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe heqje të paligjshme të lirisë.Prrenjasi u zbulua muaj më parë ndërsa në banesën e tij në Laprake kishte marrë një fëmijë të cilin e mbante të izoluar dhe dyshohet se po tentonte të kryente marrëdhënie seksuale. Prrenjasi u dyshua si autor i rrëmbimit dhe zhdukjes së djalit të një prej zyrtarëve të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Shpërthen një automjet në Tiranë, dyshohet se iu vendos tritol.
Një automjet ka shpërthyer në kryeqytet, gjatë orëve të vona të së mërkurës. Ngjarja ka ndodhur pranë Institutit të Fiskulturës rreth orës 01:30 minuta, kur automjeti në pronësi të shtetasit Leonard Prenga ka shpërthyer në flakë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në makinën e Prengës dyshohet të jetë vendosur një sasi tritoli.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëmtime të konsiderueshme të automjetit.
Hyn në fuqi Amnistia, 900 të dënuar lirohen sot nga burgjet.
Ka hyrë në fuqi ditën e sotme ligji i Amnistisë. Nga kjo falje përfitojne rreth 900 të dënuar që pritet të lirohen gjatë ditëve të sotme nga gjithë burgjet e vendit.
Lajmi është bërë me dije nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Krahas personave që lirohen nga burgjet, një tjetër kategori përfituese janë edhe ata persona që fitojnë uljen e pjesshme të dënimit.
Përfitues do të jenë edhe ata që kanë kryer vepra penale që denohen deri në dy vjet burg, të cilat kanë ndodhur deri në datën 31 dhjetor 2013.
Rreh e përdhunon të dashurën, pranga 17-vjeçarit në Pogradec.
Rreh me grushte dhe përdhunon 17-vjeçaren, prangoset i riu nga Pogradeci. Burime nga policia lokale bënë me dije se mbrëmjen e së martës është arrestuar 27-vjeçari Klevis Guçe, pasi është denoncuar nga adoleshentja Xh.L., banuese po në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur paraditen e së martës në periferi të qytetit. Sipas bluve, 17-vjeçarja kishte hipur në makinën e Guçes, me të cilin kishte lidhje dashurie që prej disa muajsh. Hetuesit e çështjes pohuan se vajza i ka thënë të dashurit të saj se do i jepte fund lidhjes me të.