Itali, bllokohen në Bari 42.9 ton mbetje plastike të dëmshme nga Shqipëria.

Postuar në 10 Prill, 2014 12:39

Në Bari të Italisë janë bllokuar sot 42.9 ton mbetje plastike nga Shqipëria.
Autoritetet kanë ndaluar edhe automjetet që po kryenin transportin, kanë bërë të ditur mediat italiane.
Në polici mësohet se është denoncuar edhe përfaqësuesi ligjor i kompanisë italiane, ku po shkonin mbetjet. Sipas mediave italiane është konstatuar se materiali i transportuar nuk kishte të dhënat e kërkuara dhe për këtë arsye u cilësia si një “dërgesë ndërkufitare mbetjesh” jo e saktë, duke e cilësuar kështu si vepër penale të trafikut të paligjshëm të mbetjeve.
Gjatë transportit, nëpër pako duhet të shënohen marka e parashikuar, si dhe të dhëna që kanë të bëjnë me informacione mbi prodhimin, datën e prodhimit, si dhe referencat për standardet UNIPLAST të aplikuara, kanë bërë të ditur mediat italiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.